3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

UP kushtëzon Fakultetin e Studimeve Islame me emërtimin “teologjike”

Më të lexuarat

Fakulteti i Studimeve Islame, sipas vendimit të një viti më parë të Rektoratit, do të duhej të inkorporohej në UP. Mirëpo siq thuhet sipas këtij vendimi, Fakulteti duhet të kthehet nga Islam në fakultet teologjik. Vendimi rezulton i papranueshëm për të dyja palët.

“Inkorporimi i këtij fakulteti, si njësi e barabartë akademike, duhet të bëhet me emërtimin Fakultet i Studimeve Teologjike”, thuhet në vendim. Kjo pikë e vendimit sipas burimeve të gazetës “Zëri” do të jetë “mollë sherri”, për inkuadrimin e këtij fakulteti në Universitet. Madje, do t’i dalë punë edhe Agjencisë Kosovare për Akreditim, e cila ka inkuadruar në proces të akreditimit edhe këtë fakultet.

Dekani i FSI-së, Qazim Qazimi ka thënë se ky fakultet punon në frymën e Bolonjës dhe në bazë të kushteve infrastrukturore dhe legjislative që ka krijuar, inkorporomi në UP do të jetë proces lehtë i realizueshëm.

“Ne duam të inkorporohemi në UP ashtu siç janë edhe fakultetet tjera të studimeve islame në rajon, në kuadër të universiteteve publike”.

/koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit