10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Siri – Damasku dhe Raka nën bombardimet e forcave të Asadit

Më të lexuarat

Lufta civile në Siri vijon të bëhet gjithnjë e më e dhunshme. Forcat e Esadit po bombardojnë edhe në këto çaste zonat e kontrolluara nga opozitarët në kryeqytetin Damask dhe Raka.

Bëhet e ditur se pas marrjes së kontrollit të fshatit Buvejde nga militantët e Hizbullahut gjatë fundjavës, është thyer rezistenca e opozitarëve përreth qytetit Kusair.

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Uilliam Hejg deklaroi të dielën se qëndrimi “jashtëzakonisht i pavullnetshëm” i fuqive perëndimore rreth furnizimit të opozitarëve sirianë me armë dhe sukseset e fundit të forcave të Esadit, vënë në rrezik planin për një Konferencë Paqeje në Gjenevë.

Nga ana tjetër, në Uashington po përjetohen zhvillime të rëndësishme.

Agjencia e lajmeve Associated Press (AP) njoftoi se shumë shpejt administrata amerikane do të vendosë për armatosjen e opozitarëve.

Mësohet se Shtëpia e Bardhë, menjëherë pas tentativës së forcave të regjimit sirian për marrë kontrollin e Humusit, një qytet ky me pozitë strategjike mjaft kritike, ka vendosur të organizojë një mbledhje.

Në rast se Humusi bie, atëherë do të ndërpritet lidhja e opozitarëve me jugun e Sirisë dhe forcat e Esadit do të përfitojnë një rrugë të hapur nga Damasku deri në brigjet e Mesdheut.

Ekspertët theksojnë se krahas furnizimit të opozitarëve me armë, Shtëpia e Bardhë po shqyrton më seriozisht opsionin për një zonë ndalimfluturimi kundër forcave ajrore të Esadit.

Tensioni vazhdon të rritet edhe në Liban, një vend ky që është prekur nga lufta civile në Siri.

Gjatë protestave kundër ndërhyrjes së Hizbullahut në Siri u përjetuan trazira të shumta.

Një protestues humbi jetën në demonstratën e organizuar pranë Ambasadës së Iranit në kryeqytetin Bejrut të Libanit./trt/kohaisalme

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit