1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Universiteti i Oxfordit nis hulumtimet për përzierjen e vaksinave

Më të lexuarat

Universiteti i Oxfordit ka nisur një studim të ri për të përcaktuar përfitimet nga përzierja e dozave të vaksinave kundër COVID-19.

Në studimin e Oxfordit është përfshirë edhe përzierja e vaksinave “Moderna” dhe “Novavax”. Deri më tani është përcjellë reagimi i sistemit imunitar pas përzierjes së dozave të “AstraZenecas” dhe “Pfizerit”.

Në rast se testimi rezulton i suksesshëm, atëherë do të ndikonte në shmangien e mungesës së dozave dhe do ta përshpejtonte procesin e vaksinimit.

Britania e Madhe gjatë kësaj jave ka nisur procesin e vaksinimit për të gjithë personat mbi moshën 45-vjeçare, por si shumë shtete të tjera, është përballur me mungesën e madhe të vaksinave, kryesisht për shkak të vendimit të Indisë për të ndalur eksportin e vaksinës “AstraZeneca” që prodhohet në territorin e saj.

Britania ka porositur edhe 30 milionë doza të vaksinës “Johnson and Johnson”, ani pse rregullatorët britanikë ende nuk kanë miratuar përdorimin e kësaj vaksine.

Ndërkaq “Johnson and Johnson” të martën ka bërë të ditur se dërgesat do të vonohen për Evropën, për shkak të disa rasteve të mpiksjes së gjakut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë nxitur ndaljen e përkohshme të administrimit të saj në vend. /albinfo

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit