1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Uniteti i umetit

Më të lexuarat

Nga: Amer Halid

Uniteti i umetit

Realiteti që po përjeton umeti mysliman, sidomos në njëqind vitet e fundit, është një realitet i hidhur. Këtu nuk po flasim për humbjen e Palestinës, luftërat që janë zhvilluar kundër myslimanëve në Bosnje dhe në shumë vende të tjera. Nuk po flasim për luftërat dhe myslimanët që vriten, por po flasim për prapambetjen teknologjike dhe shkencore. Kohët e fundit ne jemi larguar shumë edhe nga feja dhe rruga e Zotit. Ne jemi larguar shumë edhe nga moralet dhe normat islame. Problemet e shekullit të fundit janë akumuluar dhe e kanë rënduar umetin. Këto probleme, u ngjajnë sëmundjeve të shumta, të cilat e sfilitin dhe e rrënojnë fizikun e njeriut.
Për shkak të gjendjes së përgjithshme dhe sëmundjeve sociale të akumuluara, kemi të rinj që ndihen të pashpresë, të dëshpëruar, të stresuar, pesimistë etj… Ne kemi filluar të humbasim edhe besimin në vetvete. Ne e shohim perëndimin sot si të pagabueshëm, se gjithçka që bëjnë është e drejtë. Kjo ka bërë që t’i imitojmë edhe në gjërat më të rëndomta.
Padyshim që secili prej nesh kërkon dhe shpreson ndryshimin për më mirë. Secili prej nesh kërkon që umeti mysliman të përparojë dhe të udhëheqë botën. Vetë ky serial temash “Derisa të ndryshojnë veten” është dëshmitar i këtij shqetësimi dhe i kësaj ëndrre. Ne duam t’i rikthehemi lavdisë së humbur.
Thotë Zoti në Kuranin famë lartë:” (Kasas, 5-6)
Këta njerëz që sot janë të shtypur, të dobët dhe të prapambetur, duan që t’u rikthehen ditëve kur sundonin botën, ditëve kur bënë histori. Kjo, jo që të sundojnë dhe shtypin njerëzit e tjerë, por që t’ju japin atë që u ka munguar që nga rënia e civilizimit islam.
Për trembëdhjetë shekuj me radhë, jeta në tokë ishte më e lumtur dhe e begatë se ç’është tani. Ithtarët e feve të ndryshme nuk kanë përjetuar liri dhe nuk kanë njohur të drejta, siç kanë njohur gjatë sundimit islam. Është e vërtetë që kanë ndodhur gabime, pasi në fund të fundit jemi njerëz, por ajo që civilizimi islam i ofroi njerëzimit nuk është përsëritur më.
Ne duam që qytetërimi islam të rimëkëmbet dhe të ngrihet sërish, jo thjesht për të qeverisur dhe sunduar, por për t’i falur njerëzimit atë që i ka munguar gjatë këtij shekulli, lumturinë dhe kënaqësinë shpirtërore.
Po a është e mundur që ky umet të rimëkëmbet sërish? A është e mundur të rikthehen ato ditë lavdishme? A është e mundur të rikthehet sërish qetësia, stabiliteti dhe siguria? A është e mundur të zhduken stresi dhe depresioni që po marrin kushedi sa jetë njerëzish sot?
Unë u them të gjithë atyre që i shtrojnë pyetje të tilla dhe të ngjashme, që diçka e tillë jo vetëm që është e mundur, por është e sigurt që do të ndodhë. Ky besim dhe siguri nuk vjen nga hiçi, ai vjen nga përvoja e njerëzimit.
Ajo që e bën ëndrrën tonë të realizohet, është që në brendësinë dhe ndërgjegjen e secilit prej nesh, të krijohet një bindje dhe siguri për ndryshim dhe më pas secili të punojnë në fushën e tij. Nëse secili prej nesh është i bindur se ky umet duhet të ndryshojë dhe mund të ndryshojë dhe punon për këtë, padyshim që do e realizojmë këtë ëndërr. Ajo që e vërteton këtë, është vetë titulli i këtyre temave “Derisa të ndryshojnë veten”. Këtë titull e kemi marrë nga një ajet Kurani dhe ky ajet është një ndër ligjet që Zoti ka caktuar në univers. Për të dalë nga errësira dhe humbëtira ku jemi zhytur për një shekull, duhet të fillojmë të ndryshojmë veten tonë fillimisht.
Që kur Zoti vendosi njeriun e parë mbi tokë, e njohu dhe e prezantoi me disa ligje dhe norma, sipas të cilave do udhëhiqte jetën në tokë. Në momentin kur këto ligje shkelen dhe nuk respektohen, njeriu e humbet rolin e tij si mëkëmbës i jetës në tokë.
Njohja e ligjeve të natyrës, ndihmon në zbulimin dhe shpikjen e aparaturave dhe makinerive të ndryshme. Vetëm pasi është zbuluar dhe është njohur mirë ligji i gravitetit, njeriu filloi të shpikë mjete që e mundësojnë të fluturojë. Njohja e sëmundjeve të ndryshme, bëri që të shpiken dhe të gjenden ilaçe për secilën prej tyre.
Për të udhëhequr dhe sunduar, duhet të njihet mirë ligji i sjelljeve humane. Kushdo që e njeh mirë këtë ligj dhe e zbaton atë, udhëheq botën. Tek ky ligj, hyn dhe:
“Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.” (Rad, 11)
Me të respektuar këtë ligj, me të vepruar sipas tij, do të shohim që Zoti fillon ta ndryshojë gjendjen tonë. Këtë ligj e respektoi Profeti a.s dhe shokët e tij dhe hodhën rrënjët e civilizimit islam. Errësira dhe humbëtira ku gjendeshin ata, ishte më e madhe dhe më e thellë se e jona.
Në momentin që myslimanët e shpërfillën këtë ligj dhe e shkelën me dy këmbë, humbën gjithçka. Ata që udhëheqin botën sot, janë ata që e respektuan këtë ligj. Sot, Perëndimi zbatoi një pjese të këtij ligji dhe udhëheq botën, por kjo do të jetë përkohësisht. Nëse dëshiron të sundosh dhe udhëheqësh botën përgjithmonë, duhet ta respektosh këtë ligj të Zotit në tërësi.
Dikush mund të pyesë: Çfarë lidhje kanë këto tema, me gjendjen ku jetojnë myslimanët? Cili do të jetë impakti i tyre?
Lidhja është shumë e ngushtë, pasi nëse nuk përpiqemi të ndryshojmë tani, ngjarje të tilla të dhimbshme, luftërat dhe gjakderdhja do të përsëriten sërish. Unë nuk po profetizoj, por këtë e them duke u bazuar në histori. Zgjidhja e vetme strategjike për të rimëkëmbur umetin, është që secili të ndryshojë veten. Unë e di që këto dhimbje dhe plagë duan medikamente qetësuese. Por po mbetëm në kuadër të medikamenteve qetësuese, gjendja do të vazhdojë e tillë. Zgjidhjet e shpejta nuk kanë dhënë kurrë rezultat. Ka të rinj që ngjarjet e dhimbshme i karrikojnë me energji të cilat i shkarkojnë duke ndërmarrë akte dhune.
Nëse je dakord me mua o vëlla dhe oj motër, mos e kthe kokën për ngjarje të dhimbshme që dëgjon çdo ditë. Nëse do të jepesh pas tyre, ato të marrin kohë dhe energji dhe kanë aftësi të bëjnë të harrosh zgjidhjen strategjike.
Me anë të këtij cikli temash, ne synojmë që të prekim nervin e problemit, të trajtojmë ato komponentë të cilët janë faktorë zhvillimi dhe rimëkëmbjeje. Nëse nuk je i gatshëm ose nuk je i bindur që mund të ndryshojmë, nuk ka përse i lexon këto tema gjer në fund. Qëllimi ynë me këto tema, është që të ndryshojmë për mirë dhe jo thjesht të lexojmë dhe të vazhdojmë gjumin.
Me qëllim që ne të ndryshojmë dhe të rikthejmë lavdinë e humbur, duhet të plotësojmë një kriter shumë të rëndësishëm, të jemi të bashkuar, në unitet të plotë. A e imagjinoni dot si do ishte situata nëse umeti mysliman do të ishte i bashkuar? A e imagjinoni dot si do të ishim, nëse umeti ishte si një trup i vetëm?
Me qëllim që umeti të bashkohet, nuk ka përse të fillojmë me qeveritarët dhe politikanët, por secili të fillojë me veten e tij. Këtë e bëjmë duke mos jetuar vetëm për veten. Këto fjalë i drejtohen çdo myslimani, çdo familjari, çdo të riu dhe të reje në moshën 17-17 vjeçare, çdo amvise shtëpie etj… Gjendja e rëndë në të cilën ndodhet umeti, nuk ndryshon duke mallkuar dhe sharë. Ajo nuk ndryshon duke uruar që të shfaqet ndonjë mysliman që do të ndryshojë gjithçka. Ajo nuk ndryshon duke qarë dhe vajtuar myslimanët që vriten dhe tokat e tyre që u zaptohen.
Pas përgjërimit dhe lutjeve të shumta, ne duhet të mësojmë dhe zbatojmë një kriter shumë të rëndësishëm: Të mos jetojmë vetëm për veten, fëmijët dhe familjet tona. Ne jemi një umet i zgjedhur nga vetë Zoti i madhëruar. Thotë Zoti në Kuran (Enbija, 92)
“Vërtet, ky umeti juaj është umet i vetëm, ndërsa Unë jam Zoti juaj, andaj frikësohuni prej Meje!” (Muminun, 52)
Umeti përfshin të gjithë myslimanët kudo që ndodhen dhe jetojnë. Një nivel nën umetin, Zoti ka caktuar përkatësinë etnike dhe kombëtare. Ai i ka ndarë njerëzit në kombe të ndryshme, për të treguar përkatësinë e tyre etnike. Ashtu siç e ka bërë obligim dashurinë për umetin dhe bashkësinë, Zoti e ka bërë obligim edhe dashurinë për atdheun dhe vatanin. Të duash atdheun është pjesë e fesë dhe besimit islam.
Kur Profeti a.s u detyrua të emigrojë për në Medine, teksa ngjitej maleve, shihte vendlindjen e tij, Meken dhe me lot në sy thoshte:”Për Zotin ti je toka më e dashur për mua. Nëse njerëzit nuk do më kishin dëbuar, nuk do të kisha braktisur.”
Pas vatanit dhe atdheut, vjen familja dhe farefisi, ku çdo mysliman është i ngarkuar me detyra për anëtarët e familjes dhe të farefisit të tij.
Pas familjes dhe farefisit, vijnë menjëherë komshinjtë me të afërt. Thotë Profeti a.s:”Xhibrili vazhdonte të më porosisë për të drejtat e komshiut, saqë mendova se komshiu hyn tek trashëgimtarët.”
Unë kam frikë se shumë të rinj myslimanë e kanë harruar se çfarë do të thotë umet, i kanë harruar obligimet ndaj umetit. Jo vetëm përkatësinë ndaj metit, por edhe përkatësinë ndaj vatanit dhe atdheut, shumë të rinj e demonstrojnë vetëm në ndeshjet e futbollit. A nuk është për të ardhur keq, kur dashuria jonë më e madhe duket nëse bëjmë tifozllëk ose jo në ndeshjet e futbollit? A nuk është për të ardhur keq kur numri i madh ose i ulët i tifozëve në stadium, është matës për dashurinë ndaj atdheut?
Po për familjen, ç’mund të thuhet? A ju kujtohet koha kur familja ishte shumë e mbledhur, kishte një të parë dhe të gjithë jetonin në harmoni dhe dashuri?
Edhe komshinjtë nuk kanë ndonjë përjashtim. Ata jetojnë pranë njëri-tjetrit, takohen çdo ditë në shkallë dhe rrugës, megjithatë nuk njihen. Vendin e unitetit, bashkimit dhe respektit reciprok, e ka zënë egoizmi individual. Askujt nuk i intereson tjetri, por vetëm vetja dhe familja e tij. Si vallë harrojmë se nëse interesohemi vetëm për vete, tufani nuk mëshiron askënd? Tufanit dhe stuhisë mund t’i bëhet ballë vetëm në nivel bashkësie dhe umeti dhe jo në nivel individual. Ti unë dhe të gjithë duhet t’i kthehemi prehrit të umetit. Nëse nuk do të arrijmë të bashkohemi dhe të kemi unitet, është e pamundur të zhvillohemi dhe përparojmë.
“Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.” (Rad, 11)
Perëndimi, ka respektuar një pjesë të rëndësishme të ligjit të ndryshimit dhe ka pasur sukses. Ata kanë arritur të formojnë tregun e përbashkët evropian, kanë arritur të krijojnë Bashkimin evropian, kanë një monedhë të përbashkët, vizë (shenjen) të përbashkët etj….  Edhe emrin e kanë zgjedhur të tillë që tregon unitet dhe bashkim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar etj…
Kurse ne kemi dështuar në këtë pikë, dështim i cili vërehet edhe në nivel familjar. Secili nga pjesëtarët e familjes sheh interesin dhe hallin e tij. Kjo ego, e ka çuar umetin në pikë të hallit. Kjo, edhe pse parimet dhe simbolet e islamit janë kundër egos dhe individualizmit. Këtë e vëren që në suren e parë të Kuranit famë lartë. Thotë Zoti në suren Fatiha:”Vetëm Ty të lutemi dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë…”
Pra, shihet qartë që përdoret numri shumës dhe jo njëjës, edhe pse lexuesi i kësaj sureje mund të jetë një individ.
Me qëllim që ta forcojë unitetin mes myslimanëve, Zoti e ka bërë obligim namazin me xhemat. Pesë herë në ditë, myslimanët falen së bashku në xhami. Një herë në javë, është obligim që myslimanët e një lagjeje, të tubohen dhe të falin namazin e xhumasë.
Nëse një mysliman hyn në xhami dhe e gjen rreshtin të mbushur, nuk i lejohet të falet i vetëm në rresht. Ai duhet të tërheqë dikë nga rreshti para dhe të falet bashkë me të. Në xhami nuk lejohet edhe të falen dy xhemate në një kohë, me qëllim që mos krijohet atmosferë përçarjeje. Xhematit nuk i lejohet të kryejë asnjë lëvizje para imamit. Rreshtat e drejtë dhe të ngjeshur janë një kërkesë tjetër gjatë namazit. Thotë Profeti a.s:”Ose t’i drejtoni rreshtat, ose Zoti do fusë sherrin në zemrat tuaja.” (Ibnu Maxheh)
Veç kësaj, për tridhjetë ditë rresht, i gjithë umeti mysliman agjëron, të gjithë e ndërpresin ushqimin bashkë dhe çelin iftar bashkë, sikur të ishin një familje e vetme. Duke qenë se agjërimi është kontakt shpirtëror mes myslimanëve, Zoti ka caktuar edhe një kontakt fizik, atë të Haxhit. Dhjetë ditë rresht, myslimanët takohen në një asamble të madhe, ku miliona myslimanë takohen, prezantohen dhe shtojnë kontaktet. Të gjithë lëvizjet e tyre bëhen në të njëjtën kohë, veshja është e njëjtë, lutjet që përsërisin janë të njëjtë, performanca e njëjtë etj…
Veç sa përmendëm, dua të shtoj se feja islame njihet si feja e njësimit, monoteizmit. Zot i vetëm dhe umet i vetëm.
Nëse shtetet më të fuqishme dhe më të zhvilluara do të formulonin një ligj dhe kushtetutë e cila t’i bashkonte bashkëkombasit e saj, nuk do e arrinte ashtu siç e ka arritur islami.
Thotë Profeti a.s
“Shembulli i besimtarëve në miqësinë, solidaritetin, dashurinë dhe mëshirën mes tyre, është si shembulli i trupit, një gjymtyrë po të lëndojë, i gjithë trupi vuan nga pagjumësia dhe ethet.”
Kush është i gatshëm që të sakrifikojë gjithçka për unitetin e metit tonë? Kush është i gatshëm që gjithçka ta vërë në shërbim të metit?
Në mes të natës, kur falte namaz nate, Profeti a.s lutej:”O Zot! Si do jetë halli i umetit tij?”
Xhibrili a.s i thoshte:”Ne nuk do e lëndojmë umetin tënd o Muhamed.”
A ka ndokush që lutet për xhaminë Aksa më shumë se ç’lutet për fëmijët e tij? A ka ndokush që lutet për çështjet e umetit më shumë se ç’lutet për familjen dhe fëmijët e tij?
Thotë Profeti a.s
Gjatë betejës së Hendekut, myslimanët dhe vetë Profeti a.s ishin sfilitur dhe vuanin nga uria. Për ta përballuar urinë, ata kishin lidhur gurë në mes.
Xhabir ibni Abdilah shkoi në shtëpi dhe e pyeti të shoqen:”A kemi ndonjë gjë për të ngrënë?”
Ajo iu përgjigj:”Kemi një pulë dhe një grusht elb.”
Menjëherë, Xhabir u nis për tek Profeti a.s të cilit i thotë:”: “O i dërguari i Zotit, ne kemi në shtëpi një pulë dhe  pak elb. Eja o Profet dhe të hamë bashkë.”
Profeti a.s e pyeti:
Unë u shtanga, – thotë  Xhabiri- dhe i thashë merr një ose dy të tjerë”.
Profeti a.s më tha
Umer ibnul Hattabi, i mblidhte fëmijët, i rrethonte me krahët e tij dhe duke i bashkuar u thoshte:”Kështu të jeni në jetë.”
Pak para se të vdesë, ndërkohë që ishte goditur gjashtë herë me thikë dhe plagët i kullonin gjak, Umeri pyeste:”A e falën myslimanët namazin e sabahut?”
Atij i interesonte umeti dhe jo vetja dhe shëndeti i tij. Ai e ndjente se i përket umetit.
Xhafer Ibni ebi Talibi vdiq shehid në betejën e Mu’tes, duke lënë pas vetes tre fëmijë jetimë të vegjël. Profeti u thotë shokëve të tij:   e Xhaferit?”
Tre nga sahabet u ngritën duke thirrur secili: “Unë, o i dërguar i Allahut.” Që të tre që dolën, ishin njëri më i varfër se tjetri.
çdo emigrim dhe zhvendosje masive e njerëzve është shoqëruar me gjakderdhje dhe luftë. Kur evropianët emigruan dhe u vendosën në Amerikë, pothuaj i vranë barbarisht të gjithë indianët. Emigrimi i turqve në Gjermani u shoqërua me probleme dhe konflikte.
Kurse kur muslimanët e Mekës u vendosën dhe emigruan për në Medine, ndodhi e kundërta. Kur një mekas shkonte tek një medinas, ky i fundit i thoshte:”Eja o vëlla! Kjo do të jetë shtëpia ime dhe e jotja, pasi ti nuk ke shtëpi.” Dhe e strehonte në shtëpinë e tij.
Për shkak të gjendjes në të cilën ndodhej umeti mysliman, Salahudin Ejubi kishte vite që e kishte privuar veten nga e qeshura. Kur dikush e pyeti përse nuk qeshte kurrë, ai i ishte përgjigjur:”E si të qesh ndërkohë që xhamia Aksa është e pushtuar?! Mua më vjen zor të më shohë Zoti të qeshur, ndërkohë që vëllezërit tanë keqtrajtohen atje.”
Zoti nuk do e ndryshojë gjendjen tonë, për derisa jetojmë dhe mendojmë vetëm për veten tonë. Bëje nijet që në këtë moment se do të jetosh për umetin dhe vatanin tënd. Nëse do të mendojmë dhe jetojmë për umetin tonë, dije se edhe gjendja e fëmijëve tanë do të jetë më e mirë.
Një djalë i ri, më dërgoi një email ku shkruante:”Babai më dhuroi tetëdhjetë mijë paund egjiptianë, për të blerë një makinë të re. Por unë ia ktheva:”Nuk mund të kem në një makinë të re, ndërkohë që myslimanët në Irak vuajnë dhe vriten.”
Nëse jetojmë për veten tonë, lindim të vegjël, jetojmë të vegjël dhe vdesim të vegjël. Por kur jetojmë për njerëzimin dhe umetin, jeta jonë unifikohet me jetën e umetit dhe mbarë njerëzimit.
Një nga njerëzit e mëdhenj, pak para se të vdesë thoshte:”Nuk më vjen aspak keq se po vdes. Kjo, sepse kam marrë shumë, d.m.th kam dhënë shumë. Për mua, si marrja ashtu dhe dhënia kanë të njëjtën shije.”
Unë u këshilloj që në raste krizash, të agjërojmë të gjithë, si një trup i vetëm, ta lusim Zotin me përgjërim dhe të bashkojmë radhët, me qëllim që Zoti të na ndihmojë dhe ta largojë të keqen.
Diçka tjetër që unë i këshilloj lexuesit myslimanë ta bëjnë, është që nëse një vend mysliman sulmohet ose është në gjendje lufte, të telefononi numra të ndryshëm nga ai vend dhe t’u jepni zemër dhe kurajë.
Gjatë luftës së fundit në Irak, unë formova një numër dhe kur dikush ngriti telefonin, i thashë:”Jam filani dhe kam marrë në telefon që të sigurohem se jeni mirë dhe t’ju jap kurajë dhe shpresë se Zoti do u ndihmojë.”
Kur dëgjoi këto fjalë, personi filloi të qajë dhe më falënderoi.”
Në fund, e lusim Zotin që ta forcojë unitetin mes myslimanëve!
 
 
 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit