-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“UNITETI” dënon ashpër sulmin mbi objektin fetar musliman në qytetin e Kriva Pallankës

Më të lexuarat

“Uniteti” reagon pas ngjarrjes së djeshme në Kriva Pallankë pasi u njoftua se është sulmuar një objekt fetar ku muslimanët e këtij qyteti kryenin ritet e tyre fetare

Në reagimin e tyre thuhet:

““UNITETI” dënon ashpër sulmin mbi objektin fetar musliman në qytetin e Kriva Pallankës gjatë mbrëmjes së djeshme, e që pasoi pas një proteste të qytetarëve orthodoks kundër lirive dhe të drejtave fetare të bashkëqytetarëve të tyre musliman.

Ne rikujtojmë çdonjërin se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, si dhe liritë dhe të drejtat fetare janë të garantuara me Deklaratën universale të OKB-së dhe me Kushtetutën e Maqedonisë dhe askush nuk guxon t’i cënojë të njëjtat.

“UNITETI” apelon tek organet e rendit sa më shpejtë të zbulohen vandalët dhe të nxirren para drejtësisë, ndërsa Qeveria të mos nxisë incidente ndërfetare dhe ndëretnike për të mbuluar dështimet në rrafshin politik.”

Kësaj ngjarje i ka parapri një protestë e një grupi qytetarësh të cilët, siç njofton mkd.mk, kanë protestuar kundër “islamizimit të qytetit”.

Është raportuar se policia po heton rastin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit