0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë thirrje OKB-së për Arakanin

Më të lexuarat

Organizata ka thirrje që OKB sa më parë ta transferojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, duke apeluar po ashtu që komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë presion ndaj qeverisë së Mianmarit

 

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) për t’i proceduar krimet ndaj muslimanëve të Arakanit (Rohingya) në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, Unioni ka theksuar se janë duke u ndjekur nga afër vështirësitë me të cilat prej më shumë se gjashtë vitesh përballet komuniteti Rohingya, vrasjet, dëbimet, shkeljet dhe gjenocidi.

Unioni po ashtu ka thënë se muslimanët e Arakanit janë komuniteti më i përndjekur në botë, duke i përshëndetur vendimet e misionit të pavarur hetimor të OKB-së në lidhje me krimet e kryera në Mianmar.

Organizata ka thirrje që OKB sa më parë ta transferojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, duke apeluar po ashtu që komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë presion ndaj qeverisë së Mianmarit.

Misioni i pavarur ndërkombëtar për vlerësimin e fakteve në Mianmar, i formuar nga Kombet e Bashkuara (OKB), më 27 gusht kërkoi ndjekjen penale të kreut ushtarak të ushtrisë së Mianmarit (Tatmadaw), ndër të cilët edhe të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Min Aung Hlaing, para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për gjenocidin e kryer mbi muslimanët Rohingya.

“Detyrimet ushtarake nuk mund të justifikojnë assesi kryerjen e vrasjeve pa dallim, përdhunimet kolektive, sulmet ndaj fëmijëve dhe djegiet e tërësishme të fshatrave. Në fillim, kur shikohen kërcënimet aktuale të sigurisë në Arakan, taktikat e ushtrisë së Mianmarit kanë qenë joproporcionale në mënyrë të konstante dhe të ashpër”, thuhej në raportin e misionit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit