-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

UNICEF: Rripi i Gazës është ende vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët

Më të lexuarat

“Duke qenë se nuk ka mjaftueshëm ujë të pastër, kanalizime dhe strehim në Gaza, të ashtuquajturat zona ‘të sigurta’ janë kthyer në zona sëmundjesh”, tha ai, duke shtuar se janë konstatuar shumë raste të sëmundjes, veçanërisht te fëmijët

Zëdhënësi i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), James Elder, deklaroi se Rripi i Gazës, nën sulme dhe bllokadë intensive nga Izraeli, mbetet “vendi më i rrezikshëm në botë” për fëmijët, raporton Anadolu.

Elder bëri vlerësime për situatën në Gaza në konferencën javore për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë.

“Rripi i Gazës mbetet vendi më i rrezikshëm në Tokë për fëmijët”, tha Elder, duke shtuar se Spitali Nasser në qytetin Khan Younis, i cili mbetet spitali më i madh aktiv që shërben në Gaza, u shënjestrua dy herë në 48 orët e fundit.

Duke thënë se Spitali Nasser u shërben vetëm fëmijëve të lënduar rëndë në luftë, Elder theksoi se qindra gra dhe fëmijë nga gjithë Rripi i Gazës qëndrojnë këtu.

“Duke qenë se nuk ka mjaftueshëm ujë të pastër, kanalizime dhe strehim në Gaza, të ashtuquajturat zona ‘të sigurta’ janë kthyer në zona sëmundjesh”, tha Elder, duke shtuar se janë konstatuar shumë raste të sëmundjes, veçanërisht te fëmijët.

– “Punonjësit e kujdesit shëndetësor në terren po bëjnë maksimumin”

Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Harris, tha se ajo nuk e dinte numrin e saktë të profesionistëve të kujdesit shëndetësor të ndaluar nga Izraeli, por se ata ishin të shqetësuar për situatën e tyre.

Harris tha se ka një rënie serioze të numrit të punonjësve të kujdesit shëndetësor në Gaza.

“Në fillim (më 7 tetor) ishin afërsisht 20 mijë punonjës shëndetësorë, por tani vetëm 30 për qind e këtij numri mund të punojnë. Ne kemi parë të paktën 200 mjekë të vrarë në Gaza. Numri i infermierëve të vrarë është më i lartë. Shumë punonjës shëndetësorë nuk mund të shkojnë në spitale për të bërë punën e tyre. Ata janë larguar edhe nga spitalet ku punojnë. Punonjësit e kujdesit shëndetësor në terren po japin maksimumin”, tha Harris.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit