-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

UNICEF: Nga viti i kaluar 500 mijë raste të abuzimit të fëmijëve refugjatë

Më të lexuarat

Rreth 500 mijë fëmijë nga vendet e shkatërruara nga lufta, që janë duke u përpjekur për të gjetur shpëtim në disa vende evropiane janë ekspozuar ndaj ndonjë forme të abuzimit dhe shfrytëzimit, flasin të dhënat e Agjencisë së Fondit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), raporton AA.

Në konferencën për media të organizuar në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, zëdhënësja e UNICEF-it, Sarah Crowe ka thënë se nga janari i vitit të kaluar deri më sot, rreth 500 mijë fëmijë refugjatë janë ekspozuar ndaj abuzimeve seksuale apo ndonjë lloji tjetër të abuzimit.

“Që nga janari i vitit 2015, 580 mijë fëmijë kanë mbërritur në Evropë dhe kanë kërkuar azil. Rreth 90 përqind e tyre me përmes trafikantëve kanë mbërritur në Evropë”, tha Crowe.

Të gjithë ata të cilët me ndihmën e kontrabandistëve kanë mbërritur në Evropë, kanë paguar nga 3.000 euro për të kaluar në vendin e dëshiruar evropian, kryesisht në Greqi nga ku ata vazhdojnë rrugën e tyre të shpresës.

Për shkak të pamundësisë për të paguar sasinë e caktuar të parave, disa fëmijëve refugjatë në Itali dhe Francë janë ekspozuar ndaj abuzimit seksual, punë të detyruar dhe janë detyruar në kryerjen e disa krimeve të caktuara.

UNICEF-i thotë se trafikantët me njerëz në vit arrijnë përfitime nga pesë deri në gjashtë miliardë dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit