1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

UNICEF kërkon ndalimin e persekutimit të muslimanëve dhe mbrojtjen e fëmijëve në Mianmar.

Më të lexuarat

Kryetarja e Fondit OKB-së për Fëmijë (UNICEF), Henrietta Fore, i bëri thirrje qeverisë së Mianmarit të zbatojë rekomandimet e Komisionit të Arakanit të kryesuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, me qëllim për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajonin e Arakanit.

Fore, në një takim të nivelit të lartë me autoritetet në kryeqytetin e Mianmarit, Nepxhidou, ka kërkuar që të respektohen të drejtat e pakicave dhe sidomos të fëmijëve që kanë qenë objekt i sulmeve dhe persekutimeve atje.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se ndihma humanitare duhet t’u ofrohet të gjitha rajoneve të vendit dhe duhet të sigurohet kujdes shëndetësor, ushqim, ujë, pastrim, arsim dhe mbrojtje për çdo fëmijë, në mënyrë që Mianmari të arrijë paqe dhe stabilitet. Ajo gjithashtu theksoi se “Ne duhet të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të shëruar këtë dëm të madh duke investuar në secilin fëmijë pa bërë dallime, pavarsisht se cili është prindi i tij dhe pavarsisht se ku jeton ai”, po ashtu ajo theksoi se “Kjo kërkon zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Arakanit nën udhëheqjen e Kofi Annanit në krahinën Arakan”.

Ajo dënoi dhunën e ndërmarrë nga ushtria e Mianmarit ndaj pakicave fetare atje sidomos në zonat Arakan, Kachin dhe Shan.

Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës dhe shpërngulen me dhunë e humbin shansin që të jenë mjekë, inxhinierë apo mësues dhe që të japing kontributin e tyre në shoqëri.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB-së), që nga 25 gushti i vitit 2017 e deri tani, ka arritur në 725 mijë numri i të strehuarve në Bangladesh pasi u larguan nga presioni dhe persekutimi në Arakan. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nëpërmjet pamjeve satelitore kanë vërtetuar se qindra fshatra janë shkatërruar.Organizatat ndërkombëtare dhe ato të OKB-së për të drejtat e njeriut, dhunën kundër muslimanëve të Arakanit e konsiderojnë si “spastrim etnik” ose “gjenocid”./aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit