-2.5 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

UNICEF-i, thirrje për ndihma urgjente pa pengesa në Jemen

Më të lexuarat

Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) bëri thirrje për qasje pa pengesa në lidhje me dërgimin e ndihmave humanitare gjatë armëpushimit 48-orësh në Jemen…

 

Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) bëri thirrje për qasje pa pengesa në lidhje me dërgimin e ndihmave humanitare gjatë armëpushimit 48-orësh në Jemen.

Drejtori i përgjithshëm i UNICEF-it, Anthony Lake, deklaroi përmes një komunikate me shkrim se lufta 18-mujore në Jemen ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1.000 fëmijëve dhe ka privuar miliona njerëz nga nevojat më themelore.

“Burimet ujore dhe ushqimore në Jemen janë pakësuar ndjeshëm dhe 1,5 milionë fëmijë po ushqehen në skajin e pamjaftueshmërisë, ndërkohë që jeta e mijëra njerëzve po rrezikohet nga rritja e shpejtë e rasteve me sëmundje si kolera dhe fruthi”, paralajmëroi Anthony Lake.

Të shtunën, koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga Arabia Saudite njoftoi fillimin e një armëpushimi 48-orësh për mbërritjen e ndihmave humanitare në Jemen.

Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit 48 orësh, shefi i UNICEF-it bëri thirrje që ndihmat humanitare të dërgohen pa pengesa te njerëzit në nevojë.

Sipas OKB-së, nevojë për ndihma humanitare emergjente në Jemen kanë 21 milionë banorë, që formojnë 80 për qind të popullsisë së këtij shteti të përfshirë në luftë civile.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit