-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

UNHCR: Turqia vendi më bujar në botë për ndihma ndaj refugjatëve

Më të lexuarat

Komisari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi bën fjalë me lëvdata për Turqinë në lidhje me çështjen e ndihmave humanitare ndaj atyre në nevojë.

Komisari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi në lidhje me ndihmat humanitare që bënë Turqia ndaj myslimanëve të Arakanit tha se “Turqia vazhdon të jetë një vend donator bujarë për ndihmat humanitare në nivelin global”.

Filippo Grandi gazetarit të Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA) i bëri një vlerësim “Konferencës Ndërkombëtare për Ndihma ndaj Arakanit” të organizuar nën kryesimin e Bashkimit Evropian (BE) dhe Kuvajtit, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit (IOM), Komesariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe Zyrën e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

“Për fondin emergjent në vlerë 434 milionë dollarë që u kërkua për t’i plotësuar nevojat themelore të myslimanëve të Arakanit të arratisur nga dhuna e ushtrisë së Mianmarit dhe budistëve fanatik e që u strehuan në Bangladesh, janë grumbulluar 335 milionë dollarë, njoftoi Grandi, ndërsa u shpreh i kënaqur nga rezultati i konferencës.

“Me anë të kësaj konference i plotësuam ¾ e fondit prej 434 milionë dollarëve të kërkuar më herët”, njoftoi Grandi.

Ai gjithashtu rikujtoi se numri i të arratisurve nga dhuna në Mianmar që u strehuan në Bangladesh prej 25 gushtit e këtej doli mbi 600 mijë, ndërsa shtoi se “Kjo është një krizë gjigante që zhvillohet me shpejtësi që nuk është parë për një kohë të gjatë”.

Grandi i bëri një vlerësim edhe fjalëve të ambasadorit turk Naxhi Koru (Naci Koru), përfaqësuesit të përhershëm të Turqisë në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, ku ai tha se “Ndihmat humanitare të Turqisë për myslimanët e Arakanit me anë të projekteve të planifikuara dhe dërgimet do të tejkalojnë 50 milionë dollarë”.

Duke bërë fjalë me lëvdata për Turqinë, Filippo Grandi tha se “Turqia vazhdon të jetë një vend donator bujarë për ndihmat humanitare në nivelin global. Krahas kësaj dua të theksoj se edhe UNHCR është një organizatë e cila mirëpret më së shumti refugjatë në botë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit