1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

UNHCR: Muslimanët e Arakanit vazhdojnë të largohen

Më të lexuarat

GJENEVË (AA) – Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka njoftuar se muslimanët e Arakanit vazhdojnë të largohen për shkak të sulmeve të ushtrisë dhe të budistëve nacionalistë në rajonin Arakan të Mianmarit, ku që nga fillimi i këtij viti e deri tani në Bangladesh janë strehuar 8 mijë muslimanë të Arakanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Andrej Mahecic, zëdhënësi i UNHCR-së në një konferencë për shtyp në zyrën e OKB-së në Gjenevë ka paralajmëruar se rreth 150-200 mijë muslimanë të Arakanit që ndodhen në rajonin Cox’s Bazaar të Bangladeshit ndodhen të rrezikuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut si pasojë e shirave muson.

Mahecic, ka bërë të ditur se institucionet e lidhura me OKB-në vazhdojnë përpjekjet për të përballuar nevojat themelore të mulimanëve të Arakanit gjatë stinës muson e cila vazhdon që nga qershori e deri në shtator.

Ai tha se më 1 maj në Cox’s Bazaar kanë dërguar 1.400 çadra dhe do të dërgojnë edhe 10 mijë çadra për 60 mijë refugjatë të Arakanit nëpër kampe të cilët janë të rrezikuar nga përmbytjet deri në fund të majit.

Sipas tij, UNHCR dhe partnerët e saj për vitin 2018 kanë bërë thirrje për një ndihmë 950 milionë dollarë për të përballuar nevojat themelore për 880 mijë refugjatë të Arakanit dhe 330 mijë qytetarëve të Bangladeshit. Mahecic tha se “deri në muajin maj është arritur vetëm 16 për qind e fondit të kërkuar”.

Në lidhje me rikthimin në shtëpitë e tyre të mulimanëve të Arakanit që janë strehuar në Bangladesh pasi kanë mbetur të detyruar të largoheshin nga Arakani pas 25 gushtit 2017, Mahecic, ka theksuar se, “Zyrtarisht, asnjëri prej tyre nuk po kthehet në shtëpitë e tyre (në rajonin e Arakanit), përkundrazi largimet e tyre po vazhdojnë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit