0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

UNESCO miraton draft rezolutën ku Izraeli quhet “okupator”

Më të lexuarat

Draft rezolutën e pranuan 22 vende në mesin e të cilave gjendet Brazili, Kina, Rusia dhe Suedia

PARIS (AA) – Këshilli ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) dje në Paris ka miratuar draft rezolutën me të cilën Izraeli quhet “okupator” që nuk ka sovranitet mbi qytetin e Jerusalemit, raporton Anadolu Agency (AA).

Draft rezolutën e pranuan 22 vende në mesin e të cilave gjendet Brazili, Kina, Rusia dhe Suedia, ndërsa 10 vende, përfshi edhe SHBA-të, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Italinë dhe Holandën, votuan kundër.

Nga votimi u përmbajtën 23 vende, ndërsa përfaqësues të Serbisë, Turkmenistanit dhe Nepalit nuk morën pjesë në mbledhjen. Draft rezolutën në fjalë, me emrin “Palestina e Okupuar”, e propozuan Sudani, Katari, Omani, Maroku, Libani, Egjipti dhe Algjeria.

Në draft rezolutën kërkohet të shpallen të pavlefshme dhe të pezullohen të gjitha masat si dhe vendimet gjyqësore dhe administrative të cilat kanë pasur për qëllim që të ndryshojnë strukturën dhe statusin e qytetit të Jerusalemit.

Po ashtu kërkohet që Izraeli të ndalojë me gërmimin e tuneleve dhe aktiviteteve të tjera në Jerusalem, si dhe me projektet ndërtimore në Jerusalemin Lindor, të cilat, siç theksohet, nuk janë në pajtim me rezolutën e UNESCO-s dhe Kombeve të Bashkuara.

Në draft rezolutën, në të cilën thuhet se Jerusalemi është qytet i shenjtë i muslimanëve, krishterëve dhe hebrenjëve, duke theksuar se është i papranueshëm rrethimi i Gazës si dhe kontrolli gjatë hyrjes në këtë rajon.

Gjithashtu është dërguar apel deri tek Sekretari i Përgjithshëm i UNESCO-s që së shpejti të mbajë takim lidhur me këto çështje dhe sërish të hap përfaqësinë e UNESCO-s në Gazë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit