4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

UNESCO e shqetësuar për dëmet e shkaktuara nga sulmet izraelite ndaj trashëgimisë kulturore në Gaza

Më të lexuarat

Zyra për media e qeverisë në Gaza raportoi se më shumë se 200 nga 325 pasuritë historike dhe kulturore në rajon u shkatërruan si pasojë e sulmeve të Izraelit në Gaza

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) tha se është “thellësisht e shqetësuar” për dëmin e sulmeve të Izraelit në trashëgiminë kulturore në Gaza, raporton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të UNESCO-s për AA thuhet se trashëgimia kulturore në Gaza, e cila aktualisht është e vështirë të mbrohet për shkak të mungesës së politikave të ruajtjes dhe konfliktit është në rrezik për shkak të sulmeve izraelite pas 7 tetorit.

Pushtimi i Izraelit në Gaza shkaktoi “krizë humanitare në shkallë të gjerë dhe shkatërrim material” që prek të gjitha fushat e jetës civile dhe u bë një vlerësim në lidhje me trashëgiminë kulturore të dëmtuar në rajon. “Aktivitetet për mbrojtjen e strukturave historike në Gaza ishin të kufizuara për shkak të situatës së sigurisë dhe pengesave të qasjes dhe se hetimet për gjendjen aktuale të strukturave të vjetra janë kryer vetëm me imazhe satelitore”, thuhet në deklaratë.

Imazhet e Qendrës Satelitore të OKB-së (UNOSAT) konfirmuan se të paktën 22 zona të mbrojtura, përfshirë 5 objekte kulti, 1 muze dhe 3 vende arkeologjike janë dëmtuar në Gaza që nga 21 shkurti, dhe se janë dëmtuar edhe objekte të tjera historike në Gaza, por në vijim është vënë re se statusi përfundimtar i këtyre strukturave nuk mund të përcaktohet në këtë fazë.

UNESCO u bëri thirrje palëve të respektojnë Konventën e Hagës të vitit 1954, e cila parandalon shkatërrimin dhe dëmtimin e trashëgimisë kulturore në konfliktet e armatosura. Përveç njohjes së aktiviteteve për shpëtimin e jetëve në Gaza që janë “prioritet legjitim”, UNESCO kërkoi “të sigurohen të gjitha kushtet” për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rrezik zhdukjeje për shkak të okupimit të Izraelit.

UNESCO tha se janë të gatshëm të zbatojnë planin e veprimit emergjent në Gaza nëse lejojnë mundësitë në aspektin e sigurisë dhe qasjes. Në deklaratën me shkrim më 30 dhjetor 2023, Zyra për media e qeverisë në Gaza raportoi se më shumë se 200 nga 325 pasuritë historike dhe kulturore në rajon u shkatërruan si pasojë e sulmeve të Izraelit në Gaza.

Ndër strukturat historike të shkatërruara janë: xhamia Al-Omari në Jibaliya, kisha bizantine Jibaliya, xhamia Shejh Shaban, xhamia Ez-Zafr Demri në rrethin Shujaiye të Gazës, tyrbja e Khidrit në Deir al-Balah, Khalil er-Rahman në Khan Younis dhe Qendra e dorëshkrimeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit