Komiteti i UNESCO-s ka votuar një draft i cili dënon pretendimet e Izraelit për të drejtën e sovranitetit të Mesxhid-i Aksasë në Jerusalem dhe për gërmimet e paligjshme që kryen
PARIS (AA) – Komiteti i Trashëgimisë Botërore, të Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) ka votuar një draft i cili dënon pretendimet e Izraelit për të drejtën e sovranitetit të Mesxhid-i Aksasë në Jerusalem dhe për gërmimet e paligjshme që kryen, raporton Anadolu Agency (AA).
Komiteti i Trashëgimisë Botërore UNESCO i cili është mbledhur në qytetin Krakov të Polonisë ka votur një draft i cili është paraqitur nga delegacioni i Palestinës dhe i cili thotë se Izraeli nuk do të ketë mbizotërim në Jerusalem dhe përreth tij. Gjithashtu në tekstin e draftit thuhet se Izraeli është dënuar edhe për gërmimet arkeologjike që kryen në qytetin e vjetër.
Në draft theksohet se Izraeli kryesisht në Jerusalemin Lindor kryen punime dhe gërmime në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, kryen tentativa për të vënë në zbatim tunele apo projekte të ngjashme dhe se ai nuk ka mbizotërim mbi qytetin.