1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Unë nuk jam zëdhënës i myslimanëve

Më të lexuarat

Është bërë frikë që të ndodh diçka në botë, që ne myslimanët duhet të lutemi që kryesi i asaj vepre të mos jetë mysliman. Lufta mediale dhe sistematike që bënë bota duke i shfaqur myslimanët të dëmshme dhe qenie të rrezikshme në botë, shpesh herë na bënë ta ndiejmë këtë luftë në supet tona.
Sot kur kujtohet 14 vjetori i 11 Shtatorit të famshëm të 2001, ku ishin sulmuar kullat Binjake në Amerikë të gjithë përkujtojnë këtë datë, vetëm myslimanët sikur rrinë në faj. Ne i kishim fajet!
Ne jo që kemi lidhje me fajin po ashtu na shohin si fajtor, edhe pse shumë paqartësi ka lidhje me atë se çfarë ka ndodh atëbotë. A ishte alibi për tua lënë fajin myslimanëve e për hyrë në Irak e Afganistan për të marrë naftë, o jo më falni desha të them për armë të shkatërrimit në masë.
Ishte e bukur ajo fraza: ” nuk do të kërkojë falje për krimin që nuk e kam bërë”. Me të vërtet këtë duhet ta kemi moto të jetës sonë, që ne asnjëherë nuk do të kërkojmë falje për krimin që ne nuk e kemi bërë. Se për çdo gabim që një mysliman e kryen në botë unë nuk jam zëdhënës i tij. As padrejtësitë e vendeve arabe mos mi drejto mua se falem e praktikojë Islamin se unë i dashur shok sjam zëdhënës i arabëve.
Kuptom unë jam vetëm një myslimanë që shikojë gajlen time, që të jem mysliman sa më i mirë e ti ndihmojë kësaj bote, që ta bëjë një vend sa më të mirë dhe pikë./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit