4.5 C
Pristina
Thursday, January 9, 2025

UNË JAM I AGJËRUESHËM! – Hoxhë Irfam Salihu

Më të lexuarat

Kështu na mësoi të themi i Dërguari ynë i dashur, Muhamedi, alejhis selam, nëse dikush na shanë, shpif apo ofendon!
Në Ramazan duhet të agjëroj edhe gjuha dhe gjymtyrët tona, prandaj duhet të përmbahemi nga çdo polemikë, që e dëmton agjërimin tonë!

Ti o Zot i Plotëfuqishëm, na tregove se atyre që ju është bërë zullum-padrejtësi ua pranon lutjet e tyre dhe për ta i hap dyert e qiellit!
Ti o Zot e dinë të brendshmën dhe të jashtmen tonë, nijetet-qëllimet tona.
Ti e dinë se nuk kemi te kush ankohemi kur na bëhet padrejtësi, përveç se tek Ti!
Ti e dinë se na akuzuan për gënjeshtra dhe shpifje, na atribuan fjalë që nuk i kemi thënë edhe atëherë kur treguam për zullumin dhe padrejtësitë që na janë bërë dhe po na bëhen!
Nuk mjaftuan fyerjet dhe shpifjet e tyre ndaj nesh, por shpifën dhe na i ofenduan edhe të vdekurit tonë…!!
Të tillët le që nuk e mbajtën anën e atij që i është bërë zullumi, por kur menduan se dikush i përmendi, ata vepruan si mynafikat-dyftyrshat; ” kur armiqësohen, shpërthejnë!”
Ata shpërthyen dhe vjellën vrerë pa të drejtë, mbi ne dhe të vdekurit tonë…!
Pa i kuptu gjërat si duhet, pa u konsulltu me ne, ata shpërthyen me fyerje dhe akuza…!
Por, përkundër kësaj, në këtë muaj të mëshirës, çështjen e tyre po ta lejmë Ty o Allahu ynë i Plotëfuqishëm, duke ja kujtu vetës dhe të tillëve fjalën e të dashurit tonë Muhamedit alejhis selam:
” Kush i ka bërë një padrejtësi (zullum) vëllait të vet në nderin e tij apo në diçka tjetër, le t’i kërkojë falje atij po atë ditë, para se çështja mos të bëhet për dinarë e dirhemë (para se të vihen veprat në llogari) nëse e ka një vepër të mirë, do t’i paguhet me të padrejtësia, por nëse nuk ka vepra të mira, atëherë do t’i merren mëkatet e të dëmtuarit dhe do t’i jepen atij (që ka bërë zullum).”
Buhariu dhe Muslimi.

“Dhe, kur të flisni, bëhuni të drejtë, qoftë edhe kundër të afërmëve tuaj. Dhe, mbajeni besën e Allahut. Me këto Ai ju porosit ju në mënyrë që ta përkujtoni.” (En’am, 152)

Allahu na faltë ne dhe vëllezërit tonë në këtë muaj të bekuar!

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit