9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

UNË JAM AGJËRUESHËM

Më të lexuarat

Në hadithin e Ebu Hurejrës te Buhariu dhe Muslimi, thuhet: “Kur dikush ta shtyjë të vriten apo të shahen, le t’i thotë: Unë jam agjërueshëm”.

Imam Neveviu në librin “El mexhmu” thotë: “Kuptimi i fjalës “të shahen” (شاتمه) është sharja me provokim që edhe ai t’ia kthejë me sharje.
Për fjalën “le t’i thotë: Unë jam agjërueshëm”, dijetarët kanë dhënë dy interpretime:

I pari: E thotë me gjuhë dhe e ngre zërin që ta dëgjojë tjetri, në mënyrë që ta pengojë dhe ta lejë rehat.

I dyti _Muteveli vetëm këtë mendim përmend_: E thotë me zemër jo me gjuhë. E thotë në vetvete për të përkujtuar veten se ai është me agjërim dhe nuk i ka hije të fyejë, të shahet me të tjerët dhe të merret me llafe. Ky interpretues thotë: Sepse kihet frikë syfaqësia (rijaja) nëse e shqipton.
Ndërsa i pari ka për qëllim frenimin e tjetrit dhe jo syfaqësinë. Të dy interpretimet janë të bukura, por i pari është më i fortë, e më mirë është nëse i bashkon të dyja”. Mbaroi fjala e Neveviut.

Mendimin e dytë e ka përkrahur edhe imam Ebu Kasim Rafi’iu. Kadi Rujaniu bën dallime mes agjërimit të ramazanit dhe agjërimeve të tjera; në ramazan e thotë me gojë, sepse të gjithë janë të agjërueshëm, ndërsa në agjërime të tjera e thotë në vetvete për të mos rënë në rija.
Disa dijetarë maliki, si Ibnul Arabiu, kanë thënë që ky kundërshtim mes dijetarëve është vetëm për agjërimin nafile, ndërsa për farzin e shqipton me gojë.

Sidoqoftë, shqiptimi me zë, është mendimi më i fortë dhe i përzgjedhur; sepse fjala “le të thotë” kur vjen pa cilësim dhe pa kufizim, tregon shqiptimin me gojë dhe sepse pala që e provokon pret që ai t’ia kthejë me sharje, ndërkohë që ai ia kthen me këtë fjalë, për ta frenuar dhe për ta ndaluar dhe njëkohësisht për të përmbajtur veten e tij.

Me fjalën “që të vriten” (قاتله) është për qëllim rrahja dhe zënia me njëri-tjetrin, jo vrasja, edhe pse kjo folje është e prejardhur nga rrënja “vrasje”. Me një përdorim të ngjashëm përdoret edhe në shqip. Thuhet: u vranë me njëri-tjetrin kur zihen keq, apo “u vranë deshtë”, kur godasin njëri-tjetrin me brirë dhe Allahu është më i ditur.

Nga Florian Leli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit