2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Unë di si të sillet Amerika me Kinën, Rusinë e Iranin!

Më të lexuarat

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mitt Romney, ka deklaruar se presidenti aktual, Barack Obama, nuk po i kundërvihet ashtu si duhet Kinës, Rusisë dhe Iranit. Ai ka thënë se nëse i fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit, nuk do të heq dorë nga roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara në botë.

Këto ishin komentet e tij të para për politikën e jashtme amerikane si kandidati republikan për president, që i bëri në një konferencë vjetore të veteranëve amerikanë. “Në tregtinë me Amerikën, Kina lejon shkelje flagrante të patentave dhe të të drejtave të autorit, pengon bizneset amerikane të konkurojnë në tregun e saj dhe manipulon monedhën për avantazhe të padrejta”, tha Romney, i cili do të jetë kundërkandidat i presidentit aktual për të fituar pozitën e të parit të Shteteve të Bashkuara.

“Është në interesin tonë të dyanshëm që Kina të jetë një partnere për një botë të qëndrueshme dhe të sigurt dhe ne e mirëpresim pjesëmarrjen e saj në tregti. Por mashtrimeve duhet t’u jepet fund. Presidenti Obama nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë këtë. Por unë do ta bëj”, tha kandidati republikan, duke shtuar se politika e tij e jashtme do të jetë “më e rreptë” edhe ndaj Rusisë dhe Iranit.

Romney i bëri thirrje presidentit Obama të qartësojë qëllimet dhe vendosmërinë e tij në fuqizimin e Amerkës në arenën ndërkombëtare. Ai kritikoi ashpër administratën e demokratëve për shkurtimet e propozuara të shpenzimeve ushtarake, dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur lidhur me akuzat se Shtëpia e Bardhë ka nxjerrë informacione sekrete për përfitime politike.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit