2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ulet vdekshmëria nga AIDS në Afrikë

Më të lexuarat

Kombet e Bashkuara thanë se një numër rekord prej 8 milionë njerëzish të prekur me HIV në vendet e varfra, po marrin trajtime potencialisht shpëtuese për jetën, ndërsa infektimet e reja te fëmijët po bijnë në mënyrë të qëndrueshme.

Mishel Sidibe, drejtor ekzekutiv i UNAIDS, programi i Kombeve të Bashkuara për HIV dhe AIDS, tha se bota meriton jo më pak se një të ardhme me zero infeksione me HIV.
Rritja e mbulimit me barna është shoqëruar me një rënie dramatike, në 31 për qind, të vdekjeve të shkaktuara nga AIDS në Afrikën sub-sahariane në krahasim me kulmin e epidemisë në vitin 2005.
Ky rajon është më i rrënuari nga sëmundja. Raporti thotë ofrimi i barnave antiretrovirale në vendet e varfra u rrit me më shumë se 20 për qind vetëm në një vit.
Në vitin 2010 vetëm 6.6 milionë njerëz merrnin trajtime të tilla.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit