1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ulen tarifat roaming me Rajonin, hiqen plotësisht në 2021

Më të lexuarat

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka përgatitur dokumentin që do të rregullojë uljen e përshkallëzuar të tarifave roaming me vendet e rajonit, deri në heqjen përfundimtare të tyre brenda dy vitesh.

Duke filluar nga 1 korriku i këtij viti, tarifa maksimale për thirrjet dalëse në roaming, përfshi TVSH-në, do të jetë 28.5 lekë për minutë, për thirrjet hyrëse 6 lekë për minutë, për mesazhet e shkruara 9 lekë për njësi, ndërsa për internetin 26.37 lekë për megabyte.

Nga 1 korriku 2020, deri në 30 qershor 2021, tarifa për thirrjet hyrëse në roaming do të ulet në rreth 3.75 lekë për minutë, ndërsa tarifa për shërbimet e tjera do të qëndrojë e njëjtë si në fazën e parë.

Nga 1 korriku 2021 të gjitha tarifat shtesë do të hiqen dhe përdoruesit shqiptarë që përdorin roaming në vendet e rajonit do të paguajnë çmime të njëjta si në Shqipëri.

Në fakt, rregullimi i tarifave është bërë në euro, për ta njehsuar nivelin e tyre me vendet e tjera të rajonit. Për fazën e parë, AKEP e ka bërë konvertimin sipas kursit 125 lekë për një euro. Për vitet në vazhdim, rregullimi do të bëhet sipas kursit zyrtar mesatar të këmbimit euro-lek për tremujorin e parë të vitit përkatës.

Gjatë periudhës tranzitore, operatorët do të jenë të lirë të ofrojnë paketa ofertë në roaming, me kushtin që konsumi i plotë i sasisë së lejuar të mos çojë në tarifë për njësi më të lartë se tarifat standarde tavan.

Marrëveshja për uljen e përshkallëzuar, deri në heqjen totale të tarifave roaming u nënshkrua në fillim të muajit prill në samitin digjital të Beogradit. Palë në marrëveshje janë Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina.

Heqja e tarifave roaming do të bëhet sipas modelit të Bashkimit Europian, që i eliminoi plotësisht këto tarifa mes vendeve të Unionit në qershor 2017./dita

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit