10.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Fundoset varka me emigrantë, 50 të vdekur

Më të lexuarat

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në brigjet e Detit Mesdhe, ku një varkë e mbushur me emigrantë është përmbysur dhe për rrjedhojë afër 50 vetë kanë humbur jetën. Emigrantët kanë rënë në ujë pranë brigjeve të Tunizisë.

Organizata Ndërkombëtare e Imigrantëve e Kombeve të Bashkuara tha se së paku 50 njerëz kanë vdekur në këtë incident dhe 16 të tjerë kanë mbijetuar, raporton “Guardian”. Mediet shtetërore të Tunizisë raportuan se 70 imigrantë janë fundosur rreth 74 kilometra nga qyteti Sfax, i cili ndodhet në jug të kryeqytetit Tunis.

Deri tani janë nxjerrë trupat e 4 vetëve, ndërsa vazhdohet puna për të nxjerrë edhe të tjerë. Udhëtarët kishin prejardhje nga Afrika subsahariane. Shumë varka janë përmbysur në përpjekjet e emigrantëve për të ikur nga Afrika ose zona të tjera të varfra për në Europë./dita

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit