0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ukrainasit thyejnë rusët: fotoja që mund të bëhet mitike

Më të lexuarat

Beteja për Kherson-in: pse u valëvit një flamur triumfi?

Burime pro-ukrainase dhe proruse konfirmuan marrjen e Visokopoljes, e cila para luftës kishte një popullsi prej 3700 banorësh dhe ndodhet 19 milje në perëndim të lumit Dnieper, shkruan Telegrafi.

Një foto e postuar në rrjetet sociale tregon tre ushtarë duke ngritur flamurin ukrainas në një shtyllë telefoni në agim.

Në rrjetin social Telegram, një bloger i njohur rus, i quajtur Rybar, gjeo-etiketoi foton e lartpërmendur dhe u tha ndjekësve të tij se bëhej fjalë për Visokopolje, e cila gjithashtu mbrohej nga parashutistët elitë rusë. Sot mbërriti edhe konfirmimi se njësitë e Forcave Ajrore Ruse po tërhiqen nga pjesët jugore të Visokopoljes për të shmangur një rrethim të mundshëm.

Ukraina nisi një ofensivë të ashpër javën e kaluar për të rimarrë Khersonin nga forcat ruse.

Për kujtesë, Kherson është i vetmi kryeqytet rajonal që forcat ruse pushtuan në ditët e para të agresionit në shkurt. Raporte të ndryshme vijnë tani nga fronti, por një lloj konsensusi është se forcat ruse janë të ngulitura shumë mirë dhe përparimi i ukrainasve është i ngadalshëm.

Blogeri Rybar shkruan gjithashtu se forcat ruse tani janë tërhequr në fshatrat Olgino dhe Arkhangelsk, disa milje në jugperëndim të Visokopolje.

“Betejat po zhvillohen për periferitë jugore të Olgin, e cila është nën kontrollin e forcave të armatosura ruse, dhe Arkhangelsk, ku të paktën gjysma e vendbanimeve janë nën kontrollin e konfirmuar rus”, tha ai.

Andriy Tsaplienko, një nga blogerët më të njohur ushtarakë ukrainas në Telegram, konfirmoi gjithashtu përparimin e Ukrainës. /tesheshi.com/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit