3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ukraina, pozicionohet Erdogan

Më të lexuarat

Duke folur për pushtimin ushtarak rus të Ukrainës, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se kjo shte një goditje e rëndë për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin e rajonit.

Erdogan drejtoi në Pallatin Presidencial në Ankara mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Turqisë, në të cilën temë kryesore ishte operacioni ushtarak rus në Ukrainë, i cili filloi mëngjesin e sotëm me vendim të presidentit rus Vladimir Putin.

Erdogan tha se sapo kishte zhvilluar bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në të cilat ata prekën situatën e fundit pas sulmit rus ndaj Ukrainës.

“Turqia mbështet luftën e Ukrainës për të mbrojtur integritetin e saj territorial dhe i thashë Zelenskyt, me të cilin sapo fola”, tha Erdogan.

Ai bëri thirrje edhe një herë për zgjidhjen e problemeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës përmes dialogut në kuadër të marrëveshjes së Minskut: “Ky hap (sulmi), që ne e konsiderojmë shkelje të së drejtës ndërkombëtare, është një goditje e rëndë për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në rajon, të cilin Rusia e ka nisur në Ukrainë, ne e refuzojmë dhe e konsiderojmë të papranueshme”.

Ai theksoi se vendi i tij do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e të gjithë njerëzve që jetojnë në Ukrainë, veçanërisht qytetarëve të saj dhe, siç tha ai, vëllezërve tatarë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit