9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ukraina nuk është e gatshme të jap “as edhe një pëllëmbë të territorit”, për të arritur marrëveshje të paqes

Më të lexuarat

Alexander Rodnyansky, këshilltar i presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi është kundër “qoftë edhe një pëllëmbë e vendit” të jepet, që të arrihet një marrëveshje për paqe – për shembull zyrtarisht duke ia dorëzuar rajonin lindor të Donbasit apo Krimenë Rusisë.

Ai ka thënë për Radion 4 të BBC se “nuk janë të gatshëm të japin qoftë edhe një pëllëmbë të vendit, apo edhe të diskutojnë fare për integritetin territorial”, transmeton Telegrafi.

Kjo deklaratë vjen në kohën kur kreu i kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës, Kyrylo Budanov, tha se Rusia po tenton ta ndajë vendin në dysh – duke krijuar Korenë e Veriut dhe atë të Jugut në Ukrainë”, pasi kanë dështuar të marrin nën kontroll tërë vendin.

Rodnyansky ka shtuar se Ukraina ishte e gatshme të nënshkruar marrëveshjen e neutralitetit, por garancia e sigurisë do të duhej të jepej nga shtetet e tjera – me gjasë nga vendet anëtare të NATO-s. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit