-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ukraina do të krijojë qendra të drithit në vendet e Afrikës Perëndimore

Më të lexuarat

Ministri i Politikës Bujqësore dhe Ushqimit i Ukrainës, Mykola Solskyi, tha se qendra që do të zhvillohet do të transportojë drithëra të cilësisë së lartë në Nigeri dhe se çmimet në vend do të ndikohen pozitivisht nga ky zhvillim

Qeveria e Ukrainës njoftoi se do të krijojë qendra drithi në vendet e Afrikës Perëndimore si Senegali dhe Nigeria për të lehtësuar logjistikën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës nigeriane “The Will”, ministri i Politikës Bujqësore dhe Ushqimit i Ukrainës, Mykola Solskyi gjatë një takimi me homologun e tij nigerian në Abuja deklaroi se janë gati të krijojnë qendra të drithit në Afrikë.

Duke deklaruar se ranë dakord për të krijuar një qendër drithi në Senegal, Solskyi u shpreh se janë të kënaqur me gatishmërinë e Nigerisë për ta bërë këtë.

Ai tha se qendra që do të zhvillohet do të transportojë drithëra të cilësisë së lartë në Nigeri dhe se çmimet në vend do të ndikohen pozitivisht nga ky zhvillim.

“Presidenti i Ukrainës e mbështet këtë ide dhe Ukraina synon të krijojë këto qendra në dy ose tre porte në Afrikën Perëndimore”, tha Solskyi.

Ministri ukrainas gjithashtu tha se 25 mijë tonë drithë do të mbërrijnë në Nigeri muajin e ardhshëm.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), 25 shtete në Afrikë realizojnë më shumë se një të tretën e importeve të grurit nga Rusia dhe Ukraina çdo vit. Lufta mes dy vendeve ndikon drejtpërdrejt në rezervat dhe çmimet e ushqimeve në vendet afrikane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit