1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ujku! Ujku! Atje tej! Bërtet çakalli, që gjendet në mes të vathës! Justinian Topulli

Më të lexuarat

Kështu është edhe shembulli ynë me ca sektarë të paskrupuj, që ankohen zyrave të policisë, se po mbrojnë gjoja institucionin e KMSH-së nga ekstremistët e dhunshëm apo terroristët potencialë!
Faji jonë i vetëm në këtë mes, është se ne nuk mendojmë si ata, se nuk pranojmë të mbyllim gojën para zullumeve që ata bëjnë, siç është ilegjitimiteti institucional i tyre, dhe se nuk bëjmë dot konformistin apo servilin, siç atyre iu pëlqen. Dhe në fund, në sytë e publikut ne jemi delja e zezë!
Në realitet, ne nuk pranojnë të jemi delet që ata shqyejnë në mes të vathës. Ndërkohë që e shesin veten, se vetëm ata janë paqësorët që pranon shteti dhe ambasadat e huaja, se ata janë tolerantët, modeli i butë i myslimanit që dëshirojnë dhe parapëlqejnë të tjerët etj., dhe e gjithë “vërtetësia” e kësaj gënjeshtre të madhe, qëndruaka te fakti se ata mund të thonë ç’të duan, edhe pse të gjitha provat dhe faktet janë kundër tyre, vetëm e vetëm sepse ata kanë marrë peng zyrat e KMSH-së, duke e njësuar veten padrejtësisht me institucionin!
Kurrë nuk pranojnë të ballafaqohen si burra, as të debatojnë për shqetësimet dhe kundërshtimet e hoxhallarëve, sepse ata janë INSTITUCIONI, dhe bindja ndaj tyre është bindje ndaj Zotit! Ata janë të pagabueshmit dhe eprorët sublimë, dhe çdo vendim, urdhër apo veprim i tyre nuk duhet kundërshtuar kurrë, madje as duhet vënë në pikëpyetje!
Për fat të keq kështu është katandisur KMSH-ja jonë, në një zgjatim lokal të organizatës gyleniste ndërkombëtare, në një vatër të totalitarizmit, sektarizmit dhe mungesës ekstreme të demokracisë institucionale në Shqipëri. Historia vazhdon…
Justinian Topulli
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit