3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Uji në Gaza i kontaminuar dhe rrezikshëm për t`u pirë

Më të lexuarat

Uji i burimit nëGazaështë shumë i rrezikshëm për t`u pirë për shkak të kontaminimit nga plehrat dhe mbeturinat njerëzore, thotë një raport i ri.

Organizatat bamirëse, “Save the Children” dhe “Ndihma mjekësore për palestinezët” thonë se numri i fëmijëve që trajtohen për diarrenë është dyfishuar në pesë vitet e fundit.

Ato thonë se bllokada pesë-vjeçare e Izraelit në territor po ndalon futjen e pajisjeve sanitare.

Bllokada duhet të hiqet plotësisht, thonë ato.

Raporti i titulluar “Gaza`s Children: Falling Behind”, thotë se nivelet e larta të nitrateve dhe ndotësve të tjerë janë gjetur në pajisjet e furnizimit me ujë.

“Nitrati, i gjetur në feçe dhe pleh, është i lidhur me dyfishimin e diarresë nga uji tek fëmijët që nga koha kur bllokada ka filluar”, thotë raporti.

Përveç bllokadës, raporti fajëson dëmet e luftës dhe mungesën e investimeve kronike.

Familjet e dëshpëruara janë kthyer nga burimet private të ujit, pa e kuptuar se ky ujë është shumë i ndotur, pothuajse 10 herë më tepër se sa niveli i sigurisë, thekson raporti.|Top Channel|kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit