9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Në Kllokot, shkolla multietnike

Më të lexuarat

Një shkollë fillore në Kllokot, është më e veçanta në tërë Kosovën. Aty mësojnë bashkë nxënësit shqiptarë e serbë, por me planprograme të ndryshme.
Arsimtarët e pakicës serbe marrin nga dy paga, kurse kolegët e tyre shqiptarë thonë se kalojnë mirë ndërmjet vete.
Shkolla fillore “Gjon Sereçi” në Mogillë të Kllokotit, me nxënës shqiptarë e serbë, e ka veç një gjë të përbashkët. Ai është Fatmir Hetemi, drejtori i shkollës, shkruan express.
Te tjerat, si planprogrami arsimor apo pagat e arsimtarëve, dallojnë varësisht nga nacionaliteti.
Kjo shkollë fillore në këtë fshat, është e vetmja në Kosovë, e cila mund të quhet plotësisht multietnike.
Përveç kësaj, në këtë shkollë ka edhe diçka tjetër të pazakontë.
Mësuesit dhe arsimtarët e nacionalitetit serb që punojnë aty, marrin përafërsisht 800 euro rrogë në muaj, derisa kolegët e tyre shqiptarë paguhen sikurse secili mësues dhe arsimtar tjetër në Kosovë, prej 350 deri ne 400 euro në muaj.
Kjo nuk ndodh për shkak të kualifikimeve më të larta arsimore që mund të kenë mësuesit serbë karshi atyre shqiptarë./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit