12.7 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025

Udhëtimi i Israsë edhe e ardhmja e konfliktit me sionizmin

Më të lexuarat

Të gjithë jemi duke e parë se konflikti mes Islamit dhe Sionizmit vetëm se ndizet dhe i rritet flaka. Armëpushimi ekzistues nuk do të arrijë të ndalojë zgjerimin e urrejtjes sioniste të zezë dhe ky entitet (izraeli) nuk do të ndalet së përshkallëzuari të gjendjes në Palestinë, në Gaza apo në Cisjordani (bregun perëndimorë).

Mirëpo as rezistenca palestineze nuk do të qetësohet derisa të arrihet ëndrra e saj e madhe, e cila i kundërvihet ëndrrës sioniste, ashtu sikur i  kundërvihet dritës errësira.

Na erdhi rasti i Israsë dhe Miraxhit duke qenë fitoreja në këtë turn në anën e rezistencës dhe popullin e Gazës.

Ky rast a mund të na jep forcë besimore (akaidologjike) edhe energji morale, që do na ndihmojnë në përfundimin e konfliktit në favor të palestinezëve dhe në dobi të Ummetit Islam më pas?!

 

Isra dhe kthesa e madhe

 

Ndodhia e Israsë nuk ishte vetëm një mrekulli që i ndodhi të Dërguarit të Allahut, ﷺ, e cila i shtohet regjistrit të mrekullive të shumta që kurorëzohen me mrekullinë më të madhe (Kur’anin) ashtu si zinxhiri i palmave e mbush një kopsht të begatshëm.

Edhe pse ndoshta nuk është e mundshme – në kuptimin e hollë terminologjik – ta llogarisim që ishte një mrekulli, sepse nuk kishte një shtyllë bazë të shtyllave për të qenë mrekulli, e cila ishte sfidimi, si dhe nuk erdhi për tia larguar një vështirësi të madhe, siç ndodhi me refuzimin e banorëve të Taifit të thirrjes së tij në një formë të egër dhe të rëndë. Kjo ndodhi erdhi në krye të një kthese të madhe dhe të rrezikshme në marshimin e thirrjes islame. Ky udhëtimi i bekuar (Israja dhe Miraxhi) erdhi si përfundim për një stad dhe hapjen e një faze të re DHE TË FUQISHME të plotë, pasi që Kur’ani i Shenjtë i kishte dhënë fund plotësisht paganizmit, idhujtarisë, ju shemb froni i tij nën goditjet e Kur’anit.

Në këtë kohë thirrja islame kishte arritur tre qëllime kryesore:

  • e para: Kumtimi i plotë i çështjes së monoteizmit dhe çështjet madhore të lidhura me te,
  • e dyta: ndërtimi i bazës së fuqishme mbi të cilën do të bazohet ndërtesa e Islamit,
  • e treta: Duke minuar teorinë e paganizmit, idhujtarisë;

Kur këto qëllime u arritën plotësisht, filloi një fazë e re e konfliktit, që është konflikti me Ithtarët e Librit (Ehli Kitab), të udhëhequr nga Bijtë e Izraelit. Ky konflikt do të jetë më i forti dhe më i gjati.

Gjendja e romakëve bizantinë, të cilët gjithashtu ishin Ithtarë të Librit (Ehli Kitab) dhe në atë kohë ishte afër ekskluzivitetit të dominimit dhe përgatitjes për luftën në të cilën do i mposhtnin persët pas disa vitesh.

 

Dimensioni strategjik në Al-Isra

 

Dhe për shkak se Kur’ani do të marrë një fazë të re në të cilën do të përballet me Ithtarët e Libirit (Ehli Kitab – krishterë e hebrejë) dhe do të angazhohen në një konflikt të ashpër me Bijtë e Izraelit, izraelitët, hebrejët, erdhi udhëtimi i Isra-s nga Xhamia e Qabes në Xhaminë El-Aksa:

{سُبْحانَ ‌الَّذِي ‌أَسْرى بِعَبْدِهِ لَيْلًا مِنَ الْمَسْجِدِ الْحَرامِ إِلَى الْمَسْجِدِ الْأَقْصَى الَّذِي بارَكْنا حَوْلَهُ لِنُرِيَهُ مِنْ آياتِنا إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ}،

I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jerusalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë. (El-Isra: 1).

Ky udhëtim erdhi për të përgatitur kushtet – në fushën e konfliktit doktrinal – për të fituar paraprakisht një turn kundër popullit të Librit në përgjithësi dhe hebrenjtë në veçanti.

Ky udhëtim erdhi për t’u thënë njerëzve: Trashëgimia e Ibrahimit, paqja qoftë mbi të, dhe trashëgimia e të gjithë pasardhësve të tij prej profetëve dhe mbretërve kanë kaluar në pronësi të tyre, të Umetit Islam, dhe Muhamedi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) – meqë ai është Vula e Profetëve – është i vetmi trashëgimtar meritor i trashëgimisë së profecisë, dhe se njerëzit nuk kanë më një rrugë tjetër për të hyrë te Zoti përveç Islamit.

Dhe për shkak se pronësia fillon me vënien e dorës dhe pastaj konfirmohet me dokumentacione dhe vërtetime, erdhi namazi i Pejgamberit (paqja dhe bekimet e Allaahut qofshin mbi të) para pejgamberëve tjerë erdhi si një dokument pronësie, i cili nuk pranon kundërshtim.

Nga ajo ditë Ithtarët e Librit nuk kanë më të drejtë për asnjë nga shenjtëritë, as për një centimetër të tokës së bekuar, as për një pozicion këmbësh nga Jerusalemi, dhe e gjithë kjo para se muslimanët të pushtojnë Shamin (Levantin) apo të çlirojnë Jerusalemin (Kudsin). Ky është një kontekst fetar edhe logjik mbi të cilin nuk ka hapësirë për dilema dhe mëdyshje.

Argument për këtë është fakti se nëse Islami i ka abroguar ato fe dhe u ka dhënë fund rolit të tyre, dhe nëse populli fetar i tyre ka abuzuar me shtrembërimin, falsifikimin dhe ndryshime, atëherë e gjithë trashëgimia, duke përfshirë shenjtëritë, kalon automatikisht në fenë e re që abrogoi atë të vjetrën, dhe tek ata që i besojnë kësaj feje dhe i thërrasin njerëzit në këtë fe.

Do ishte e mundur të shtyhej ky proces tranzicioni deri në ditën e çlirimit të Mekës, por u përshpejtua ky proces për të siguruar karburantin që e shtyn timonin e konfliktit besimor (akaidologjik) fuqishëm drejt zgjidhjes në dobi të Ummetit Islam. Ky veprim ishte një dimension marramendës strategjik.

Kjo ndodhi i siguron çështjes palestineze, energji besimore (akaidologjike) të pa parë më parë, kësaj çështjeje i ofron argumentim të lartë, dhe konflikti sot ka shumë nevojë për këtë lloj rritjeje të dozës besimore (akaidologjie) me yndyrë të lartë, sepse sionistët në konfliktin e tyre me ne dhe në zbatimin e tyre të projektit sionist mbështeten mbi profecitë fetare të zhytura në dogmatizëm dhe përballja e tyre me një diskurs pa dimensionin doktrinal (imanor) e dobëson çështjen në zemrat e pronarëve të kësaj çështje, para se tua dobëson tjerëve.

 

Dimensioni besimor (akaidologjik) dhe roli i tij në zgjidhjen e konfliktit

 

Të merr vëmendjen dhe të nxit mendimin që pas këtij ajetit ë sures El-isra të vjen ajetet që flasin për ngritjen e Bijve të Izraelit, izraelitëve:

{وَقَضَيْنا ‌إِلى ‌بَنِي إِسْرائِيلَ فِي الْكِتابِ لَتُفْسِدُنَّ فِي الْأَرْضِ مَرَّتَيْنِ وَلَتَعْلُنَّ عُلُوًّا كَبِيرًا}

Ne u shpallëm solemnisht në Libër bijve të Israilit: “Ju do të bëni dy herë ngatërresa në tokë dhe do të tregoni mendjemadhësi të tepërt”. (El-Sra: 4).

E kjo konfirmon marrëdhënien midis Israsë dhe konfliktit, i cili filloi menjëherë pas ndodhisë së Israsë. Për këtë arsye, përderisa ne jemi dëshmitarë të një fitoreje të madhe për rezistencën palestineze që përkon me këtë rast të bekuar, ne e theksojmë rëndësinë dhe domosdoshmërinë e besimit (akides) në konflikt. Sigurisht se ky dimension kishte rol të jashtëzakonshëm në të gjtiha fazat e konfliktit mes rezistencës dhe sionizmit që nga koha e Izuddin Kasamit e deri në kohën e Brigadave Kassam.

Andaj kushdo që dëshiron të ardhmen e kauzës palestineze ta sheh mirë dhe fitimtare duhet të punojë për të forcuar rolin e rezistencës islamike të përfaqësuar nga Brigadat Kassam dhe simotrat e saja dhe të bëjë çmos për të kufizuar çdo përpjekje që synon zëvendësimin e situatës politike në përgatitje për goditjen e rezistencës.

Dr. Atije Adlan

Përshtati: Bekir Halimi

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit