-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Udhëtimi i gruas pa të afërmin e saj

Më të lexuarat

Pyetja: Një grua ka udhëtur për në Xhide që të bëjë umre. Atë e ka përcjellur një i afërt i saj deri në aeroport të Rijadit dhe ajo ka udhëtuar e vetme me avion deri në Xhide ku atje ka pritur një tjetër i afërt i saj. A lejohet të udhëtojë gruaja vetëm në formën siç u cek paraprakisht?

Pergjigja
: Nëse ka ndodhur kjo, atëherë çdogjë ka përfunduar. Megjithatë, udhëtimi i tillë është i ndaluai-haram. Ngase, kjo hyn në fjalën e pergjitheshme të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Nuk lejohet të udhëtojë gruaja përveç nëse atë e shoqëron një i afërt i saj.“ (Kur themi i afërt, synojmë përsonin që nuk i lejohet martesa me te, v. e p.).

Andaj, kjo grua ka udhëtuar pa të afërm, kështu që ajo ka bërë një vepër të ndaluar nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

Ndodhë që të thuash se atë e ka shoqëruar i afërmi i saj deri në aeroport dhe e ka pritur tjetri, kështu që nuk ka rënë ne ndalesë (ngase ajo është e siguruar) dhe i Derguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nuk e bëri haram përtjetër vetëm nga frika e pasigurisë. Ndërsa ajo është e sigurtë.

Ne do të jepnim këtë përgjigje: I Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kur tha se “Nuk lejohet të udhëtojë gruaja përveç nëse atë e shoqëron një i afërt i saj.“ u ngrit një njeri dhe tha: O i Derguar i All-llahut, gruaja ime ka udhëtuar për në Haxh kur une isha në një nga betejat. I tha i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Shko dhe krye Haxhin me gruan tënde!” Pra, i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e që ta lëjë luftën dhe ta shoqërojë gruan e tij. A e pyeti i Derguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] këtë person se gruaja yte a është e siguruar në udhëtim apo jo? Apo a e shqërojnë atë gra të tjera apo jo? Pra, nuk e ka pyetur. Apo a është ajo e moshuar apo e re? Nuk e ka pyetur. Dhe në esencë, teksti i hadithit duhet të mbetët në mënyrë gjithpërfshirës, e në veçanti ndodhia e këtij personi (i cili e ka pyetur të Dërguarin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]).

Ndërsa kur falsim për të afërmin, i cili e ka përcjellur deri në aeroport themi:

Nëse shkon me atë deri në aeroport, ai më së largu mund ta shoqërojë deri tek salla e pritjes dhe aty duhet të kthehët kthehet. Kur kthehet, a është i sigurtë 100% se avioni do të fluturojë në kohën e caktuar? Detyrimisht jo! Patjetër, mund të vonohet. Pastaj, nëse fluturon në kohë të caktuar dhe ngrtitet në ajër, a është i sigurt se koha do të vazhdojë ashtu e kthjellët apo ndodhë që avioni të kthehët? Pergjigja është se ndodhin raste të tilla. E nëse vazhdon udhetimin dhe arrin deri tek vendi i zbritjes, mund që të mos I mundësohet zbritja në këtë vend dhe të shkon në vend tjetër. E kush e pret atë në aerportin tjetër? Dhe nëse është caktim që ajo të zbret në vendin për të cilin është nisur, a është e sigurt se i afërmi do mund të dale patjetër në aeroportin e caktuar? Jo, nuk është e sigurte, ngase mund të sëmurët, mund ta gjajë ndonjë befasi, apo mund që të jenë rrugët e mbushura me automjete dhe kjo mund ta vonojë atë, të gjitha këto mund t’i ndodhin, a nuk është kështu?

Po e pranojmë se të gjitha këto nuk do të ndodhin dhe përfundon çështja ashtu siç është deshiruar. Mirëpo, kush vallë do të ulët afër saj; ndonjë burrë i ndershëm, i kujdesshëm ndaj nderëve të muslimanëve dhe e ruan atë dhe mund të jetë me i edukuar se i afërmi i saj, apo mund të jetë ndonjë o pandershëm, i pamoralshëm, tradhëtar…

Derisa gjëndja është e rrezikuar në këtë mënyrë, sheriati është shumë i kujdesshem për ruajtjen e moralit saqë All-llahu [subhanehuve te’ala] thotë:

“…dhe mos u afroni amoralitetit-zinas!” Pra, nuk tha mos bëni amoralitet, por e mohoi edhe afrimin deri tel ai. Kështu që të largohemi nga çdogjë që shpie apo mundëson rrugën deri tek amoraliteti-zinaja.

Pra, është obligim i çdo besimtari, i cili ka frikën e All-llahut të Lartëmadhëruar dhe është i kujdesshëm ndaj nderit të tij, që mos te udhetojë askush prej familjes së tij (nga femrat) përveç me të afrëmin e saj mashkull. Zgjidhja është shumë e lehtë: udhëto edhe ti me të dhe kthehu përseri, nuk shkakton aspak mundim.

Muhamed ibni Salih el-Uthejmin
[All-llahu e mëshiroftë]

Përketheu:
Bedri Robaj
20 muharrem 1426 – 1 mars 2005

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit