4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Udhëtimi drejt vdekjes

Më të lexuarat

Nga: Amer Halid

Udhëtimi drejt vdekjes

Një herë ndodhi që u gjenda në udhëtim për dy ditë rrjesht dhe nuk pata asnjë kontakt me xhaminë. Të them të drejtën, ndjeva një vetmi dhe izolim që nuk e kisha përjetuar më parë dhe me vete mendova: I pa të meta je o Zot! Dy ditë larg xhamisë dhe njerëzve që i njoh dhe ndjej vetmi dhe zymtësi! çfarë mund të themi për vetminë që lë pas vdekja, e cila na ndan nga gjithçka e dashur në këtë botë?
Kjo temë do të fokusohet mbi vetminë që pason pas vdekjes dhe ndarjes përfundimtare nga kjo botë.
Gjatë një bisede me një mjek, e pieta:”Nëse një person e kyçim në një dhomë dhe e lëmë të vetëm, pa asnjë kontakt me botën e jashtme, sa kohë i duhet që t’i humbë shpresat, të rrënohet shpirtërisht dhe të demoralizohet?”
Mjeku mu përgjigj:”Për një javë ai do e mbajë veten. Por pas një jave do të fillojë depresioni, rrënohet psikologjikisht dhe në fund vdes.”
Unë e pieta:”Po nëse këtë e person e vendosim në një krevat, e lidhim që të mos lëvizë fare dhe e kyçim në dhomë?”
Ai u përgjigj:”Proçesi i depresionit do të përshpejtohej?”
Unë e pyeta sërish:”Po sikur këtë person ta fusim në një gropë dhe ta mbulojmë me dhe?”
Ai u frikësua nga këto fjalë dhe pas pak u përgjigj:”Shpresa e vetme e një personi të tillë, është të ketë një llogari të pasur marrëdhëniesh të forta me Krijuesin e gjithësisë. Vetëm me anë të besimit, ai mund ta përballojë një situatë të tillë.”
Siç e kuptuat dhe nga titulli, kjo temë do i dedikohet udhëtimit të vdekjes. Ne nuk kemi qëllim që t’ju frikësojmë dhe t’ju fusim panikun me tema të tillë. Aspak. Qëllimi dhe objektivi ynë është që të rrisim shkallën e përgjegjshërmisë për atë që i ndodh çdo njeriu pasi të vdesë.
Thotë Profeti a.s:
Ndoshta, nëse Profeti a.s nuk do e kishte thënë këtë hadith, unë nuk do të kisha folur për udhëtimin e vdekjes. Kjo, sepse e kam në natyrë që të flas më shumë mbi gjëra që përgëzojnë dhe myzhde. Të gjithë ne do e shijojmë vdekjen një ditë.
Profeti a.s e përkufizon vdekjen si prishës të qejfeve dhe kënaqësive. Në momentin që vjen vdekja, e ndjen që gjithë kënaqësitë e kësaj bote shemben para syve të tu.
çdo epsh, kënaqësi dhe pasion tek të rinjtë, shuhet si qiriu në çastin e vdekjes. Të gjithë epshet dhe kënaqësitë të cilat të shtynin në gjynahe, edhe pse i/e martuar, e sheh të venitet përgjithmonë. E gjithë pasuria që ke mbledhur, e humb shijen e saj në çastet e vdekjes.
Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:” (Al Imran, 185)
Folja “do ta shijojë” në këtë kontekst që është përdorur, tregon mbi vuajtjen dhe dhimbjet që heq njeriu gjatë vdekjes. Dalja e shpirtit nga trupi, shoqërohet me dhimbje të papërshkrueshme.
Thotë Zoti në Kuran:”(e jetës tjetër)” (Kaf, 19)
Thotë Umer ibnul Hattabi – Zoti qoftë i kënaqur me të -:
 Çdo ditë dëgjojmë në televizor, gazeta dhe lexojmë në lajmërimet e vdekjeve,. që vdiq filani apo filani. Dhe do të vijë një ditë që të tjerët të dëgjojnë emrat tonë të vdekur.
Kurse Hasan Basriu thoshte: “O biri i Ademit! Jeta jote përbëhet nga ditët. Kur ikën një ditë, ikën një pjesë e jetës tënde. Dhe nëse ikën një pjesë e jetës tënde, nesër do të ikë e gjitha.” 
çdo ditë që kalon, na afron me ditën dhe çastin e vdekjes. Të gjithë ne befasohemi sa shpejt na përfundoi jeta, në momentin kur të ballafaqohemi me melekun e vdekjes.
Gjithashtu, Hasan El-basri thotë: “Vdekja e poshtëroi dynjanë (ia uli vlerat) dhe nuk i la njerëzit të gëzojnë.”
Secili prej nesh ka një pasaportë, patentë apo kartë identiteti, ku shkruhet emri, mbiemri dhe atësia. Rallë në ndonjë dokument mund të shkruhet emri i gjyshit, kurse i babagjyshit dhe paraardhësve të tjerë nuk u shkruhet emri. Ata kanë vdekur dhe janë të parëndësishëm. Tashmë, është kohë që ata të harrohen dhe nuk i përmend kush. Emrat e tyre fshihen edhe nga regjistrat e gjendjes civile. E njëjta gjë do të na ndodhë edhe neve. Do të vijë një ditë kur emrat tonë të fshihen nga këto regjistra, pasi kemi vdekur dhe nuk kemi më asnjë vlerë. Emri yt do të mbetet në kufinjtë e familjarëve të tu dhe jo më shumë. Ashtu siç nuk ndjen dashuri për stërgjyshin tënd pasi nuk e ke parë dhe nuk e ke njohur, ashtu nuk do të ndjejnë dashuri dhe respekt pasardhësit e tu për emrin tënd. Të gjithë njerëzit që jetojnë sot mbi faqen e tokës, nuk do të ekzistojnë njëqind vite më vonë. Të gjithë këta shkencëtarë, juristë, mësues etj… do të kenë vdekur pas njëqind vitesh. Asokohe toka do të banohet nga njerëz të tjerë, nga pasardhësit e tyre. Ashtu siç nuk ekzistonte asnjëri prej nesh para njëqind vitesh, nuk do të ekzistojë edhe pas njëqind vitesh.
Ebu Dardai, një shok i profetit Muhamed a.s, një ditë u foli njerëzve në xhaminë e Damaskut dhe u tha: “O njerëz! Ata që kanë qenë para jush patën grumbulluar shumë pasuri, patën ndërtuar pallate e kala, dhe shpresonin shumë larg. Por pasurinë e tyre e gëzuan të tjerët, kalatë e tyre u shndërruan në varre dhe nga shpresat e tyre u zhgënjyen.”
Shpesh herë me ndodh të vizitoj rezidencat e faraonëve të Egjyptit dhe mbetem pa gojë mbi luksin në të cilin jetonin. Por shumë shpejt reflektoj dhe them me vete:”Vallë ku ndodhet tani ky faraon që gëzonte tërë këto privilegje?! Vetëm një metër katror vend ka zënë nën tokë.”
Ashtu siç janë shndërruar të gjithë njerëzit e parakaluar në kocka, edhe ne do të shndërrohemi një ditë në eshtra të pavlera. Vdekja është një stacion që na nxjerr nga një botë me të cilën jemi mësuar dhe e njohim, në një botë krejtësisht të panjohur për ne. Ajo na nxjerr nga një botë ku kishim fuqi vendim marrjeje, në një botë ku nuk kemi asgjë në dorë. Ajo nga nxjerr nga një botë ku kemi ndërtuar ura komunikimi me krijesat e saj, në një botë të panjohur. Është njëlloj sikur je duke udhëtuar natën dhe papritur hyn në një zonë plot mjergull, ku shikimi është tejet i kufizuar dhe nuk të lejon të vazhdosh rrugën, pasi nga çasti në çast mund të rrëzohesh në një humnerë, apo të përplasesh me diçka.
Në çastin kur ia dorëzojmë shpirtin jelekut të vdekjes, marrëdhëniet tona me këtë botë kanë përfunduar.
Profeti a.s na tregon në një hadith se çdo të ndodhë nga momenti kur do japim shpirt dhe deri kur të bëhet Kiameti. Ai na tregon atë që do i ndodhë besimtarit dhe jobesimtarit pas vdekjes. Tregon Bera Ibnu Hazim, – tek sahih Muslim – dhe thotë: “Ishim duke shoqëruar xhenazen e njërit prej banorëve të  Medines dhe me ne ishte edhe Profeti a.s. Pasi e varrosëm xhenazen, Profeti u ul pranë varrit,dhe ne u ulëm rreth tij. Në dorë ai mbante një shkop, të cilin herë e ngulte në tokë dhe herë të tjera hiqte. Më pas filloi të shihte herë drejt tokës dhe herë drejt qiellit dhe duke na parë në fytyrë na tha tre herë: Lutjuni Zotit që t’ju ruajë nga dënimi i varri! Me të vërtetë, besimtari që është duke u larguar nga kjo botë dhe duke iu afruar botës tjetër, që është në momentet e vdekjes, i vijnë melekë me rroba të bardha e me fytyrë të bardhë që u shkëlqen si të jetë diell dhe i qëndrojnë para syve. – Vallë çfarë pune të mirë ke vepruar që ta merritosh një nder kaq të madh o vëlla? Po ti o motër, a ke vepruar diçka të mirë që t’i përkasësh kësaj kategorie? – Në  fakt duken pyetje të thjeshta, por kjo është nëse Zoti, feja dhe Profeti kanë qenë në zemrën tënde. Nëse në zemrën tënde kanë qenë qejfet e kësaj bote, vështirë t’u përgjigjesh atyre…
Jo të gjithë varret janë të frikshëm. Ka varre që me të zbritur në të besimtari, shndërrohen në kopështe parajse dhe shtrohen me shtresat e xhenetit.
Sa bukur! Varri, që sa i frikshëm na duket, është vendkënaqësie për besimtarët e vërtetë. Është njësoj sikur shikon në televizor gjëra të bukura dhe dëshiron që t’i jetosh edhe ti. Kurse në varr do të shikosh vendin tënd ne xhennet, shikon kopshte dhe lumenj, shikon shtëpitë e tua prej floriri dhe diamanti, shikon familjen tënde që të pret. Mrekulli! Për atë që e ka pasur frikë varrin kur ishte gjallë dhe ka punuar punë të mira, nuk ka pse të frikësohet nga vdekja. Ndërsa, ai që nuk e ka pasur frikë dhe ka punuar punë të këqija, ai ka pse ta ketë frikë vdekjen.
Më pas i vjen një burrë me rroba të hijshme dhe fytyrë të bukur, të cilin e pyet:“Kush je ti, pasi nga fytyra ngjan sikur je njeri i mirë?” “Unë jam puna jote e mirë” -do t’i përgjigjet. Më pas do fillojë t’i lutet Zotit, duke thënë: “O Zot! Shpejtoje kiametin, që të bashkohem me familjen dhe fëmijët.”
 Kurse kur njeriut të lig i vjen koha të ndahet nga kjo botë dhe të shkojë në botën tjetër, i vijnë melekë me fytyrë të zezë dhe rroba të zeza. Me vete kanë qefinë e parfume prej zjarri dhe i ulen afër. Më pas i vjen meleku i vdekjes, i ulet tek koka dhe i thotë: “O ti shpirt i keq! Dil nga ky trup i keq, në zemërimin dhe dënimin e Zotit.” Atij i del shpirti në mënyrën më të dhimbshme. Më pas e marrin melekët e tjerë dhe ngjiten me të në qiell. Por dyert e qiellit nuk u hapen, ashtu siç thotë Zoti në Kur’an:
“Me ” (Araf, 40)
Do pyesin melekët e qiellit: “Shpirti i kujt është ky me këtë aromë të keqe?” “Është shpirti i filanit, birit të filanit”- do përgjigjen melekët e tjerë, duke e quajtur me emrat më tallës me të cilët e thërritnin në dynja. Atëherë do të dëgjohet një zë që vjen nga Zoti:“Shkruajini veprat e robit Tim në veprat e njerëzve të këqij dhe kthejeni në tokë, pasi nga toka i krijova, në tokë i kthej dhe nga toka do t’i ringjall përsëri.”  Atëherë, e zbresin në varr, ku i vijnë dy melekë, të cilët do e pyesin: “Kush është Zoti yt?”, “Kush është feja jote?” dhe “Kush është profeti yt?” Përgjigja e tij do të jetë:“Nuk e di, nuk e di! Dëgjoja njerëzit të thonin dhe thoja edhe unë si ata.” – E si mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, edhe pse e lehtë, dikush që nuk e ka pasur në zemër Zotin dhe fenë e Tij?! Edhe pse është një pyetje kaq e lehtë, nuk mund t’i përgjigjesh ti o motër nëse je e dhënë pas modës, pasurisë, famës, kënaqësive të kësaj bote etj… dhe harron Zotin. Që t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, Zoti duhet të kryesojë hierarkinë e prioriteteve të tua. –
Atëherë, do të thërrasë një zë nga lart:“Nuk u përgjigj robi Im, prandaj ia shtroni varrin me shtresa zjarri dhe i hapni një derë, ku të shikojë vendin e tij në zjarr, nga ku  ndjen të nxehtit e tij. Më pas i vjen një njeri me rroba të zeza, me erë të keqe dhe me fytyrë të shëmtuar. Njeriu pyet i frikësuar:”Kush je ti? Nga fytyra duket që sjell me vete të ligën!” Personi i shëmtuar ia kthen:”Unë jam puna jote e poshtër.” Atëherë fillon dhe lutet: “O Zot, mos e bëj kiametin! O Zot, mos e bëj kiametin!”
Ky hadith pyet secilin prej nesh se cili jemi prej këtyre të dyve. Cilin nga dy modelet ke zgjedhur për veten tënde o vëlla dhe oj motër?
Qëndro pak me veten dhe imagjino nëse të vjen vdekja në këto çaste! Nëse sapo ke përfunduar një vepër të mirë, kjo padyshim që ëshët myzhde. Por imagjino nëse në portofok ke një pesëqind lekëshe të fituar në rrugë të pandershme! Në ato çaste e ke të pamundur të flasësh dhe t’u thuash të pranishmëve ta marrin atë shumë dhe ta nxjerrin nga portofoli. Imagjinoje veten duke të ardhur meleku i vdekjes, ndërkohë që ti je duke pirë duhan, era e të cilit shqetëson si njerëzit ashtu edhe melekët. Po sikur të jesh duke pirë raki? Po sikur të jesh gjatë marrëdhënieve jashtëmartesore, ose duke parë femrat e botës? Imagjino o motër sikur të të vijë meleku i vdekjes dhe ti akoma nuk ke veshur hixhabin! Do të dëshiroje shumë t’i thërrisje të pranishmit të të veshin me hixhab, por goja të është kyçur.
Thotë Zoti në Kuran:”Atëherë ata nuk do të mund të lënë testament e as të kthehen te familjet e tyre.” (Jasin, 50)
Në çastin kur të konstatosh melekun e vdekjes, e ke të pamundur të thuash qoftë dhe një shkronjë. Vallë cilën rrugë ke zgjedhur o vëlla dhe oj motër? çfarë do i themi Zotit kur të dalim para Tij? Nëse do dalim para Zotit me gjithë këto gjynahe, jemi në një hall dhe problem të madh.
Një nga bashkëkohësit e Ibnu Abasit tregon:”Nëse do i thuhej Ibnu Abasit se ka ardhur meleku i vdekjes të të marrë shpirtin, ai nuk do mund të vepronte diçka më shumë se veprat e përditshme.” Kjo sepse çdo ditë vepronte punë të mirë në maksimum.
Imagjinoje veten sikur të vjen meleku i vdekjes në këto çaste! Ti sheh bashkëshorten tënde, me të cilën ke jetuar me dhjetëra vite dhe tani do të ndahesh përfundimisht. Para të shfaqen edhe pasuria, orenditë, reliket e blera etj… Fëmijët të kanë rrethuar dhe të shohin me dhimbje. Vallë a do të mjerohesh në ato çaste? A do të mjerohesh për pasuritë që ke vënë mënjanë dhe që nuk e di në ç’rrugë i ke fituar? A të kujtohet në ato çaste thënia e Profetit a.s
Imagjinoji çastet kur meleku i vdekjes fillon të nxjerrë shpirtin nga trupi yt! Imagjinoje kur të ketë dalë shpirti nga këmbët dhe ato të fillojnë të mos ndjejnë më gjë! Përpiqu ta imagjinosh dhe ta përjetosh atë çast, kur organet e tua jetësore të fillojnë të pushojnë përfundimisht!
Umer Ibnul Hattabi e pyeti një ditë Ubej Ibnu Kabin: “O Ubej, si del shpirti nga trupi?”
Ai u përgjigj: “Sikur të marrim një pemë me dega, gjethe e gjemba dhe ta fusim nga goja e njeriut ku të futet në të gjitha pjesët e trupit, më pas ta tërheqim fort. Kështu del shpirti i gjynahqarit.”
Umeri e pyeti:”Po shpirti i besimtarit, si del?”
Ubej ibnu Kab u përgjigj:”O Prijës i besimtarëve! A nuk e ke dëgjuar thënien e Profetit a.s, që thotë:”
Ndërkohë që po vdiste Amr Ibnul Asi e pyetën se çfarë ndiente. Ai u përgjigj: “Ndjej sikur qielli është bashkuar me tokën dhe sikur më del shpirti nga vrima e gjilpërës.”
Nëse Amr ibnul As ndihej kështu, vallë çfarë mund të themi për ne?
Vetë Profeti a.s teksa përjetonte çastet e fundit të kësaj bote, fshinte djersët që i kullonin dhe thoshte:”
Imagjinoje veten në ato çaste kur të grumbullohen njerëzit për të falur xhenazen tënde! Ti uron që të ketë sa më shumë njerëz besimtarë dhe të ndershëm. Por për shkak se nuk ke qenë nga kjo kategori njerëzish, njerëzit janë të paktë. Sepse ke jetuar larg rrugës së Zotit, Ai sikur ua shton përtacinë dhe nuk marrin pjesë në varrimin tënd.
Një herë, isha duke hyrë në Qabe për t’u falur. Para meje ndodheshin dy turma njerëzish, të cilët shoqëronin dy xhenaze për t’u falur namazin brenda në Qabe nga imami. Pasi falëm namazin e iqindisë, dëgjova imamin të thotë:”Namazi për të vdekurin.” Ai bashkë me xhematin e Qabes falën namazin e një të vdekuri. Pasi dola jashtë mureve të Qabes, konstatova njerëzit me xhenazen e dytë që nuk kishin hyrë dot brenda. Në çast, u rreshtuan vetëm pesëmbëdhejtë veta dhe i falen xhenazen. Të parit ia falën xhenazen mbi dy milionë njerëz, kurse të dytit, vetëm pesëmbëdhjetë veta.  Po ty o vëlla dhe oj motër, sa vetë do ta falin xhenazen? Vallë çfarë do të thonë familjarët për ty? A do të kërkojnë besimtarë që të ta falin xhenazen, apo shpejt e shpejt do të ndajnë trashëgiminë dhe nuk do ia dinë për ty?
Thotë Profeti a.s:”
Një nga shokët e Profetit a.s, Sad ibnu Muadh, ishte i madh dhe i shëndoshë. Kur vdiq e po e mbanin në krahë për te varrezat, atyre që po e mbanin u dukej i lehtë. Kur e pyetën Profetin (a. s.) u tha: .
Po ti o vëlla dhe oj motër, çfarë do të thuash kur të të mbajnë drejt varrit? A do u kërkosh të shpejtojnë, apo do u ulërish se ku po të çojnë?
Muavije ibnu Muavije El-muzenij e pëlqente shumë suren Ihlas. Natën që vdiq, vetë Xhibrili a.s vajti tek Profeti a.s dhe i tha:”O Muhamed! çohu dhe shko fali xhenazen Muavije ibnu Muavije El-muzenij!”
Profeti a.s, duke parë që është akoma natë, i tha Xhibrilit a.s
Por Xhibrili a.s këmbënguli dhe i tha:”O Muhamed! Ngrihu dhe fali xhenazen tani, pasi jashtë kësaj çadre të presin dy rrjeshta me melekë! Në çdo rrjesht, gjenden shtatëdhjetë mijë melekë. Kurrë më parë nuk kanë zbritur në tokë. Kur dëgjuan për vdekjen e Muavije ibnu Muavije El-muzenij, i kërkuan leje Zotit që të zbresin dhe t’i falin xhenazen pas teje.”
I habitur, Profeti a.s e pyeti
Xhibrili a.s iu përgjigj:”Ai ishte një burrë që e pëlqente shumë suren Ihlas.”
Ditën që vdiq Sad ibnu Muadh, Profeti a.s po hynte në xhami për t’i falur xhenazen. Teksa ecte, ai ecte me shumë kujdes sikur vendi të ishte me njerëz. Kur e pyetën se përse ecte ashtu tha:
Imagjinoji momentet kur të të zbresin në varr! Vallë si do e gjesh varrin, kopësht dhe lulishte nga ato të xhenetit, apo gropë nga gropat e varrit? Imagjinoji çastet kur të të thërrasë varri:“O i biri i Ademit, unë jam vendi i vetmisë, unë jam vend i egër, unë jam vend i errësirës, unë jam vendi i krimbave. Kjo është ajo që kam pregatitur për ty, po t’i çfarë ke përgatitur për mua?”
Imagjinoje veten kur të vendosesh në varr dhe të vdekurit e tjerë të të thonë:”Përse nuk zure mend nga ajo që na ndodhi ne?! Si nuk zure mend kur pe se ne lamë gjithçka kishim fituar? Si nuk zure mend se epshet dhe kënaqësitë nuk na bënë dobi?
Vallë cilën faqe do të hanë të parën krimbat e varrit? Vallë cili nga dy sytë do të qelbet para tjetrit? Vallë për sa kohë do të tretet trupi yt i dashur, të cilin e ke mbajtur dhe ushqyer me lloje të ndryshme ushqimi?
Zejnul Abidin ibnul Hasen ibnu Alij, shpesh herë e imagjinonte veten sikur po vdiste dhe sikur i ndodhnin gjithçka kemi përmendur më lart. Këto reflektime, ai i përjetësoi në disa vargje, në të cilat thotë:
 
Nuk është i huaj ai që është në gurbet.
I huaj është i qefinosuri në varr pa jetë.                    
Më lini që të vajtoj veten time.
                    T’a kaloj jetën me ibadet dhe mësime.
Më lini që t’i derdh lotët e mi.
                   Me shpresë se një pikë e tyre të më bëjë dobi.
Unë jam ai që drejt gjynaheve vrapon.
                   Duke e ditur që syri i Zotit më vështron.
M’u afrua udhëtimi, thashë: ”Ah i mjeri unë!
                   Si të largohem me kaq gjynahe shumë.”
Më sollën një doktor që të më kurojë.
                   Por sot doktori dobi s’mund të më bëjë.
Pasi meleku, shpirtin ka ardh me e marrë
                   pa të keq e shkul nga çdo pjesë e gjallë.
E nxorri shpirtin tim me dhimbje shumë
                   shijen e hidhur të tij në fyt e ndjeva unë.
Njerëzit më të dashur filluan të shpejtojnë
                   trupin tim t’a lajnë edhe ta pastrojnë.
Më erdhi një njeri me ujë e sapun
                   dhe rrobat m’i hoqi sa turp kisha unë
E hodhi ai ujin sipër trupit tim
                    pastaj më mbështolli mua me qefin.
Në krahë më mbajtën mua me nxitim
                    shumë njerëz kishin ardhur për respektin tim.
Në një vend të lartë mua më rregulluan
                    për të falur xhenazen njerëzit u rreshtuan.
Ma falën xhenazen pa sexhde as ruku
                    iu lutën Zotit që të më falë mu.             
Ngadalë më zbritën në varrin tim.
                    Njëri prej tyre më këndoi telkin.
Fytyrën ai mua ma zbuloi
                    dhe lotët i rrodhën mua kur më kujtoi.
Me dhè varrin tim seç e mbuluan
                     në vetmi më lanë, të gjithë u larguan.
Në errësirën e varrit nuk kam shoqëri
                     as nënë, as babë, por jam në vetmi.
Melekëve të varrit çfarë t’ju them unë,
         mbi këtë çështje jam i frikësuar shumë.
Tre pyetje nga unë duan ata sot.
         “Kush është Zoti, feja dhe profeti jot?”
“Mjaft më me gjynahe, o ti shpirti im,
                      largohu nga zemërimi i Zotit tim.
Pendohu dhe punë të mira puno, o njeri,
                      nëse do që të  shpërblehesh në jetën e varrit ti.”
 
Thuhet që një njeri i ditur, Rebi Ibnu Hejthem, kishte hapur një gropë në shtëpi. Ai shtrihej në këtë gropë dhe i thoshte vetes:”O Rebia! Tashmë je i vdekur në varr!” Më pas i drejtohej po vetes me fjalët:” O Rebia! A të kujtohet filan gjynah? Po filan gjynah?” Më pas lutej me përgjërim:”O Zot, më kthe përsëri që të punoj punë të mira!” dhe recitonte ajetin”Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre (jobesimtarëve), (Muminun, 99)
Më pas çohej, buzëqeshte dhe i thoshte vetes:”O Rebia! Zoti ta dha sërish mundësinë! Ja ku të ktheu Zoti, puno tani punë të mira!”
Unë dua ta përsëris edhe një herë atë që u thashë në fillim, që nuk dua t’ju frikësoj me gjithçka që përmendëm. Ajo që synoj nuk është që të braktisim familjet, pasurinë dhe gjithçka kemi, të mbyllemi në xhami dhe të adhurojmë Zotin. Jo. Vetë shokët e Profetit a.s nuk e kuptuan kështu fenë dhe nuk përgatiteshin për vdekjen në këtë formë.  Qëllimi dhe objektivi im kryesor me këtë temë, është që të mos na gjejë vdekja të papërgatitur dhe të shkujdesur. Shokët e Profetit a.s e adhuronin Zotin, luteshin dhe faleshin, bënin vepra të mira etj… por edhe visheshin bukur, ushqeheshin mirë kur mundnin dhe dëfreheshin me hallall.
Ne nuk duam që burrat të lënë punën dhe të merren vetëm me adhurimin e Zotit. Ne nuk duan që nënat ta neglizhojnë edukimin e fëmijëve dhe t’i përkushtohen vetëm Zotit. Ne duam që të jemi të suksesshëm në jetë dhe t’i kthejmë lavdinë e humbur umetit tonë. Por këtë nuk do e arrijmë dot, nëse jepemi totalisht pas kënaqësive të kësaj bote. Ne duam që kënaqësitë e kësaj bote t’i kemi në dorë dhe jo në zemër. Nëse dashurinë e kësaj bote e ke në zemër, dije se nuk je mysliman i mirë. Padyshim që një ekuilibër i tillë është i vështirë, por vetëm kështu mund të kontribuojmë në ngritjen e umetit.
Edhe një herë e theksoj se nuk ka vend që besimtari të frikësohet nga vdekja. Thotë Hasen El-basrij:”Dasma e vërtetë e të devotshmëve është ditën e vdekjes.”
Kjo, pasi kur të konstatosh melekun e vdekjes – nga i cili druhen të gjithë – me rroba të bardha, fytyrë të hijshme, plot parfume nga xheneti që të thotë me zë të butë dhe të ëmbël:”O shpirti i filanit/filanes! Dil nga ky trup i mirë, drejt kënaqësisë së Zotit dhe pëlqimit të Tij!”
Një ditë, Profeti a.s u tregonte shokëve të tij mbi dy melekët e varrit
Umeri ndërhyri dhe e pyeti:”O i dërguar i Allahut? Kur të më pyesin, a do e kem këtë mendje dhe logjikë që kam tani?”
Profeti a.s u përgjigj
Umeri i tha:”Atëherë nuk ke përse të shqetësohesh për mua o i dërguar i Allahut!”
Profeti a.s buzëqeshi dhe i tha
Mos kij frikë o vëlla dhe oj motër! Dasma juaj e vërtetë është dita kur do të ndaheni nga kjo botë. Me namazin që falni, në dashtë Zoti, varri juaj do të jetë lulishte nga lulishtet e xhenetit. Askush prej nesh nuk falet dhe nuk shkon në xhami për interes material, pasi nuk ka çfarë të marrim. Ne shkojmë në xhami thjesht për hatër të Zotit. Ji i sigurtë se Zoti do të ta shpërblejë këtë. Ai që do kujdeset për ne dhe do e largojë mërzinë dhe vetminë e varrit, do të jetë pikërisht Kurani fisnik, me të cilin falemi dhe lutemi pesë herë në ditë.
Kryeji në formën më të mirë obligimet që ke ndaj Zotit dhe ji i sigurtë se Ai është shumë Bujar, i Dhembshur dhe i Dashur me njerëzit, krijesat e Tij. Ai e pranon veprën e mirë sado e vogël të jetë dhe e shton. Ashtu siç fal shumë gjynahe sikur të mos ishin vepruar fare.
E lusim Zotin të na e lehtësojë daljen e shpirtit dhe të na shpërblejë me më të mirat e Tij! Amin!
 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit