Ajatollah Ali Khamenei kontrollon një biznes gjigand 95 miliardë dollarësh, vlerë e cila tejkalon të ardhurat vjetore nga eksporti i naftës së këtij shteti.
Këto janë të dhënat e një hetimi gjashtëmujor të agjensisë Reuters. Organizata pak e njohur SETAD është pikërisht sekreti i fuqisë së liderit Iranian.
Kjo organizatë e ka ndërtuar perandorinë e saj nëpërmjet gllabërimit sistematik të mijëra pronave të njerëzve të thjeshtë-antarë të sektit shiit, biznesmenëve dhe iranianëve që jetojnë jashtë shtetit.
Përgatiti: Renato HAXHIAJ/GazetaMendimi/kohaislame