10.1 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Vini re se çfarë thotë Isa Mustafa: Shaminë në shkolla mund ta lejojë vetëm Kushtetuesja

Më të lexuarat

Lutfi Haziri nuk mundet që t’i lejojë shamitë në shkolla. Këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese, në rast të ndonjë interpretimi të Kushtetutës në lidhje me këtë çështje.

Kështu ka deklaruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë një interviste në Rrokum, duke iu përgjigjur interesimit në lidhje me premtimin elektoral të kandidatit të LDK-së për Gjilanin, se nëse ai fiton, do t’i lejojë vajzat me shami që t’i ndjekin mësimet në këtë qytet.
Duke folur për garën për Prishtinën, Mustafa ka thënë se nuk e ka pritur balotazhin, por ai e quajti të sigurt fitoren më 1 dhjetor, “pa nevojën e asnjë koalicioni”.
Ai ka thënë se, pavarësisht se votat e partisë janë rritur në nivel qendror, në Prishtinë kanë shënuar rënie, kryesisht si pasojë e kandidatit të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti. /Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit