0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Udhëheqësi i protestave anti-Mursi pranon se gabuan

Më të lexuarat

Ahmed Maher, një nga organizatorët kryesorë të protestave të Lëvizjes Rinore 6 prilli që kontribuan në rrëzimin e ish diktatorit egjiptian Husni Mubarak në vitin 2011, tani ka shprehur pakënaqësinë e tij me qeverinë e tanishme që erdhi në pushtet pas rrëzimit të presidentit të zgjedhur Muhamed Mursi më 3 korrik.
Maher, i cili ishte gjithashtu pjesë e Lëvizjes 30 qershori duke bërë thirrje për Muhamed Mursin të japë dorëheqje disa ditë përpara se gjenerali Abdul Fatah al-Sisi të bëjë grusht shtetin, u arrestua në nëntor duke protestuar kundër ligjit egjiptian që ndalon protesat.
Duke folur për një burim të mediave egjiptiane, pa shprehur keqardhje për pjesëmarrje në protestat kundër Mursit, Maher pranoi se situate aktuale nuk është se i kujton epokën e Husni Mubarakut, por shumë më keq.
“ Ajo që po ndodh tani është një kthim i regjimit të vjetër dhe kthim në të njëjtat taktika të vjetra të përdorura nga Mubaraku në të kaluarën, të njëjtat persekutime, të njëjtat tortura, i njëjti korrupsion dhe të njëjtat gënjeshtra që kanë ekzistuar gjatë kohës së Mubarakut po përhapen tani në media, dhe, në një farë mase gjatë kohës së Mursit. Ajo që po ndodh tani është shumë më keq,” ka thënë ai.
Që nga grusht shteti ushtarak më shumë se 2.000 vetë janë vrarë dhe qindra janë arrestuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit