3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Uashingtoni shton Izraelin në programin e heqjes së vizave

Më të lexuarat

Çfarë do të thotë ky zhvillim që hyn në fuqi nga 30 nëntori

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të përfshijnë Izraelin në programin e heqjes së vizave, kanë njoftuar zyrtarët amerikanë, një vendim që pritej prej vitesh nga Izraeli, por që po tërheq reagimin e demokratëve të Kongresit dhe grupeve pro-palestineze.

Vendimi vjen pas marrëveshjes së reciprocitetit për heqjen e vizave të arritur në korrik midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit pas një periudhe prove “të suksesshme” mujore, thanë zyrtarët amerikanë.

Marrëveshja e 19 korrikut parashikon që Izraeli angazhohet që të gjithë shtetasit amerikanë që udhëtojnë me pasaportë amerikane do të njihen si të tillë dhe do të marrin trajtim të barabartë pavarësisht nga raca, feja apo origjina.

Po kështu, izraelitët që dëshirojnë të udhëtojnë në SHBA mund ta bëjnë këtë pa vizë duke filluar nga 30 nëntori.

Ky është një vendim i marrë pas vitesh përpjekjesh për të siguruar që Izraeli të pranojë detyrimet e rrepta të këtij programi, të cilat përfshijnë për herë të parë hyrjen në Izrael të të gjithë qytetarëve amerikanë, shpjegoi një zyrtar amerikan, duke saktësuar se nga klauzola do të përfitojë të gjithë amerikanët.

“Për të qenë i qartë, ky vendim për përfshirjen e Izraelit nuk u mor për t’i bërë një nder Izraelit, por sepse do të përfitojë si Izraelin ashtu edhe Shtetet e Bashkuara,” tha një zyrtar tjetër.

Në Shtetet e Bashkuara, qytetarët e 40 vendeve do të mund të hyjnë në SHBA pa vizë për udhëtime të shkurtra për kënaqësi ose biznes.

Izraeli ka shumë vite që negocion hyrjen e tij në këtë program. Megjithatë, trajtimi i palestinezëve amerikanë ishte pengesa kryesore.

Deri më sot, palestinezët me nënshtetësi amerikane nuk mund të hynin në Izrael pa vizë kur kalonin tranzit përmes Aeroportit Ndërkombëtar Ben Gurion dhe duhej të kalonin përmes Jordanisë fqinje.

Gjatë periudhës së provës “rreth 100,000 qytetarë amerikanë, duke përfshirë dhjetëra mijëra palestinezë amerikanë” ishin në gjendje të hynin në Izrael pa vizë dhe të vazhdonin në Bregun Perëndimor, sipas zyrtarëve amerikanë.

Përpara njoftimit, Komisioni kundër diskriminimit ndaj arabo-amerikanëve njoftoi dje se ka ngritur një padi kundër qeverisë amerikane bazuar në politikën e diskriminimit të Izraelit kundër palestinezëve.

Sipas padisë, duke e futur Izraelin në programin e heqjes së vizave, Shtetet e Bashkuara “mbështesin shprehimisht praktikat diskriminuese izraelite kundër palestinezëve, përfshirë qytetarët amerikanë, në kundërshtim me ligjet e tyre”, thuhet në deklaratën e Komisionit.

Demokratët e Kongresit kohët e fundit i shkruajtën Joe Biden duke i kërkuar që të shtyjë vendimin sepse Izraeli nuk ka dhënë garanci të mjaftueshme.

Palestinezët amerikanë kanë denoncuar trajtimit të pabarabartë ndaj tyre nga autoritetet izraelite. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit