7.9 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Uashington Times: Amerika ka dështuar në përpjekjet për rrëzimin e Bashar Asad

Më të lexuarat

Gazeta amerikane Uashington Times thotë se Amerika ka dështuar në përpjekjet e saj për rrëzimin e presidentit Bashar Asad dhe me veprimet e saj është bërë shkak që zhvillimet e luftës në Siri të shkojnë në anë të presidentit Asad.

5 vite më parë Barak Obama ka kërkuar largimin e Bashar Asad mirëpo kalimi i kohës tregoi se kjo kërkesë e tij jo vetëm që nuk vlente por përpjekjet e Amerikës u bënë shkak që lufta në Siri të zgjerohet javët e fundit dhe avionët rusë të përdorin bazat e Iranit për të kryer bombardime në Siri në mbështetje të presidentit Bashar Asad.

Përkundër përfytyrimeve dhe imagjinatave të funksionarëve amerikanë të cilët mendonin për zëvendësimin e Asad me një qeveri të dalë nga populli, presidenti i Sirisë aktualisht qëndron akoma më i fortë në pushtetin e tij.

Në raportin e kësaj gazete thuhet se Moska ka shtuar bashkëpunimin e saj në luftën e brendshme në Siri dhe kjo ka irrituar Amerikën e cila ka supozuar se Moska ka shkelur rezolutat e KS të OKB. Moska nga ana e saj ka vërtetuar se jo vetëm që nuk ka shkelur rezolutat e KS të OKB, por ka thënë se Amerika duhet të angazhohet më shumë në luftën kundër ISIS.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit