1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ua ndalojnë shkollave t’u shërbejnë nxënësve mish hallall

Më të lexuarat

Mijëra nxënësve në Lancashire të Anglisë, shkollat nuk do t’u shërbejnë mish hallall, një veprim ky i quajtur “i panevojshëm dhe ndarës” nga udhëheqësit myslimanë.

Rezoluta e dakorduar nga këshilli thotë se “i njeh dhe respekton kërkesat e bashkësisë muslimane për ushqimin e tyre në përputhje me besimin fetar”, por se ishte “e shqetësuar se therrja e kafshëve pa i trullosur paraprakisht u shkakton atyre stres dhe vuajtje të panevojshme”.

Propozimi u soll nga udhëheqësi i këshillit konservator, Geoff Driver, i cili tha se therja e kafshëve pa i trullosur është “i neveritshëm” dhe “vërtetë mizor”.

Këshilli tani do të konsultohet me Këshillin e Xhamive të Lancashire, rreth asaj se si mund të zbatohet kjo gjë, duke siguruar ushqim që përputhet me bindjet e bashkësisë muslimane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit