-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

U shqiptuan dënimet me burg për rastin „Celula“

Më të lexuarat

Gjykata penale e Shkupit u shqiptoi dënime me burg pesë të dyshuarve në rastin “Celula”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dënimi më i lartë që u shqiptua sot është katër vjet dhe gjashtë muaj, ndërsa më i ulëti dy vjet.

Isa Fuga u dënua me 4 vite e gjysmë, Abdulla Abdullahi me 3,1 vit burg, Erol Rustemi me 4 vjet, Imer Muhamedi me burg në kohëzgjatje prej 2 vitesh, ndërsa Stefan Stefanovskit gjykata i shqiptoi dënim me 2 vjet burgim.

Gjykata si rrethana lehtësuese e pranoi faktin se ata deri më tani nuk kanë qenë të gjykuar dhe se bëhet fjalë për persona të rinj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit