1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

U realizua mbledhja e përbashkët me koordinatorët dhe stafin udhëheqës të haxhinjëve për vitin 2023

Më të lexuarat


Sot me datë 12.06.2023 në organizim të BFI-së në krye me Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai u realizua një mbledhje e përbashkët me koordinatorët dhe stafin udhëheqës të haxhinjëve për Haxhin 2023. Në fjalën e tij të rastit, Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir Ef. Fetai pasi i përshëndeti të pranishmit tha se ju jeni ulema islam që jeni me fat sepse këtë vit do jeni udhëheqës të një numri rekord të haxhinjve nga vendi jonë. Përgëzoi myftinjtë për përzgjedhjen e ekipeve duke shtuar se ka besim të plotë ne përzgjedhjen e tyre pasi kanë bërë kombinim të mrekullueshëm të kuadrove, njerëz me përvojë dhe të rinj që do jenë në shërbim të haxhinjve dhe do kujdesen për nevojat e tyre në mënyrë që ky haxh të jetë sa më i mirë në aspektin organizativ. Reisul Ulema përshëndeti edhe stafin mjekësor duke shprehur besimin e plotë se edhe ata do jenë në krye të detyrës së tyre. Këtë vit Emirul Haxh- Udhëheqës i Haxhit nga Reisul Ulema është caktuar muftiu i Muftinisë së Shkupit, Dr. Qenan Ef. Ismaili, ndërsa zëvendës i tij është caktuar muftiu i Muftinisë së Gostivarit, H, Sabahudin Ef. Zendeli. Në fund Reisul Ulema edhe njëherë uroi gjithë stafin organizativ të Haxhit duke e lutur Allahun e Madhërishëm që t’ju jep shëndet, forcë dhe në familjet e tyre të kthehen me haxh të pranuar.
Emirul Haxh, Dr. Qenan Ef. Ismaili para të pranishmëve në mënyrë të hollësishme shpalosi vendimet e kryesisë së haxhit për udhëheqësit, komisionet dhe planin operativ për mbarëvajtjen e haxhit të sivjetshëm dhe të gjithëve ju uroi haxh të lehtë dhe të pranuar.
Këtë vit nga Republika e Maqedonisë së Veriut gjithsej ka 2030 haxhinj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit