U përurua libri “Medhhebi Hanefi në trevat shqiptare mes teorisë dhe praktikës” të autorit Mr. Sinan Nail Bajraktari.
E shtunë, më 27 prill 2024, në Ulqin u përurua libri “Medhhebi Hanefi në trevat shqiptare në mes teorisë dhe praktikës” të autorit Mr. Sinan Bajraktari. Ky punim është temë magjistrature i mbrojtur në Universitetin Ndërkombëtar të Shkencave Islame në Aman, Jordani. Versioni shqip i publikuar është bërë me disa ndryshime, shtojca e sqarime, siç cek autori në libër.
Pjesmarrja e miqëdashësve të librit ka qenë e lart ku vlen të përmenden misafirët, teolog nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Lugina e Presheves.
Panelistet e këtij promovimi kanë qenë Dr.Shefqet Krasniqi, Dr. Justian Topulli dhe Mr. Muhamed Dermaku të cilët e vlerësuan librin dhe punën e autorit.
Fjalë rasti mbajten edhe Kryeimami Mr. Ali Bardhi, Hoxha Burhan-Din al-Fili, Dr. Ahmet Kalaja dhe hoxhë Bekir Halimi.
Njëherit këtë mbrëmje e hijeshoi me zërin e tij të bukur edhe Uvejs Hadzi.
Në fund autori i librit, Mr.Sinan Bajraktari i falënderoi folësit dhe mysafirët e kësaj natë ku pastaj të pranishmëve ju dhurua nga një libër falas.