Hoxha Halil Kastrati është bërë fenomen në trojet shqiptare, me punën e tij në aktivitetet bamirëse dhe ndihmat e mëdha që shpërndahen përmes organizatës “Jetimat e Ballkanit”. Ato përveç që operojnë në Kosovë, ata janë aktiv edhe në Shqipëri dhe Maqedoni. Sot kjo shoqatë në krye me Halil Kastratin është bërë shpresë për nevojtarët, që pushteti për vite i ka lënë në këtë gjendje!
Puna e tij është e madhe, emocionet janë të pa përshkruara. Por incizimi i momentit të dhënies së çelësave të shtëpisë apo ndihmave të ndryshme, ka bërë që disa njerëz ta shohin me skepticizëm. Ata si “besimtar” të devotshëm thonë që muslimani duhet ti bëj bamirësit fshehur, sa që dora e majtë mos të di se çfarë dha dora e djathtë! Disa thanë se çfarë humanisti dhe bamirësi është Kastrati, kur ai nuk jep nga pasuria e tij!
Normalisht që idetë e tyre janë të gabuara! E para, të gjitha organizatat bamirëse ndërkombëtare si UNICEF e të ngjashme të gjithë aktivitet e tyre i pasqyrojnë përpara donatorëve përmes fotografive, videove dhe dokumentimin e shpenzimeve. Një nga arsyet pse “Jetimat e Ballkanit” ka donacione dhe përkrahje është se janë transparent si para ligjit por edhe para donatorëve e opinionit publik shqiptar. Populli shqiptar i njohur për bamirësinë dhe bujarinë, duan dikë që është i besuar dhe që nuk keqpërdor pasurinë e tjetrit. Për fatin e mirë ka qenë një hoxhë si Halil Kastrati, e nuk ka qenë Flaka Surroi e as Berat Buzhala, që e dimë shumë mirë se sa të besueshëm janë ata!
E dyta, duke filluar nga Nëna Tereza që njihet si humanistja më e madhe në botë e deri tek shumë të tjerë, dihet botërisht që ata nuk kishin pasuri të tyre për të shpërndarë tek nevojtarët. Ata kishin kurajën, ambicien, vullnetin, dëshirën për të ndihmuar popullin dhe nevojtarët. As Nëna Tereza që ka marrë çmimin Nobel për kontributin e saj, e as Halil Kastrati, këtë aktivitet nuk e bëjnë për pasurim personal e as për arritje në karrierë.
Por interesant është se ata që e nisën këtë muhabet, i tërhoqën fjalët e tyre pasi kuptuan gabimin! Ata kanë marrë shumë kritika dhe reagime për këtë gjë, duke e nxjerrë vetën shumë të ulët dhe cinik.
Ata do të ishin mirë që aktivitet e hoxhës Halil Kastrati por edhe çdo bamirësi tjetër shqiptar sikurse është hoxha Elvis Naçi apo ndonjë organizate tjetër, që aktivitet e tyre të publikohen në këto media dhe njerëzit të nxiten për dhënë donacione të ndryshme. Ne lutemi dhe shpresojmë që këto raste të shtohen në mesin e popullit shqiptar, e të pakësohen rastet e njerëzve që mashtrojnë dhe vjedhin këtë popull fisnik e bujar./KohaIslame.com/