5.1 C
Pristina
Thursday, January 9, 2025

U nënshkrua marrëveshje mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Qendrës së Mbretit Selman

Më të lexuarat

Prishtinë, më 8 janar 2025

Bashkësia Islame e Kosovës nënshkroi sot marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën për Humanizëm “Mbreti Selman” të Arabisë Saudite për realizimin e projektit “Pako ushqimore 2025”.

Kjo marrëveshje ka për qëllim realizimin e shpërndarjes së mbi 8100 pakove ushqimore në të gjitha qendrat e Kosovës. Nga ky projekt do të perfitojnë mbi 8100 familje me ushqime eseniclae për një muaj. Projekti do të realizohet nëpërmjet Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dhe pritet që të realizohet në prag të muajit të bekuar Ramazan.

Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, këtë marrëveshje e nënshkroi shefi i kabinetit të Myftiut Tërnava, Besim ef. Mehmeti dhe Behxhet Ajvazi  ndërsa në emër të Qendrës “Mbreti Selman”, marrëveshjen e nënshkroi z. Muhamed Abdullah Alsaban dhe Fejsal Hamdi.

Vlen të përmendet se kjo Qendër edhe përgjatë viteve të kaluara, përmes shoqatës “Bereqeti”, ka ndihmuar shumë familje nevojtare me gjëra ushqimore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit