Ditën e diele në kuadër të aktiviteteve për nder të Ditës së Ulqinit u mbajt turneu XIV-të ndërkombëtar i karatesë ”ULQINI OPEN 2015”.
Turneu “ULQINI OPEN 2015” përkoi edhe me 40-vjetorin e klubit të karatesë “Ulqini” i cili ishte edhe organizator i këtij aktiviteti.
Organizim perfekt, interesim i jashtëzonshëm, qëllimi i justifikuar – këto mund të jenë një përmbledhje e shkurtër e gjithë asaj që u zhvillua sot në sallën e e shkollës ”M.Tito” në Ulqin.
Edhe pse lufta për vende nderi dhe medalje ishte mjaft e forte binte në sy gëzimi i madh sidomos te karatesitat e vegjël për sukseset e arritura.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë klube dhe garues nga i gjithë rajoni si nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia etj.
Në këtë aktivitet moren pjese 10 shtete, 74 klube, 870 pjesmares, me mbi 1000 paraqitje ne dy diciplina kata dhe kumite. KK Forca nga Shkupi mori pjese me 18 garues, duke arritur kështu të fitoj 29 medalje, prej tyre 13 ari, 8 argjent dhe 8 bronzi”.