1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

U mbajt paneli virtual “Sfidat e praktikimit të Islamit në kohën e pandemisë”

Më të lexuarat

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Këshillin Botëror të Shoqërive Muslimane, me seli në Abu Dabi, organizuan një panel virtual me temën “Sfidat e praktikimit së Islamit në kohën e pandemisë”

Në këtë panel morën pjesë përfaqësues nga shtetet e ndryshme, si nga Kosova, Shqipëria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Greqia, Ukraina, Sanxhaku etj.

Bashkësinë Islame të Kosovës në këtë panel e përfaqësoi shefi i kabinetit të Myftiut Tërnava, Besim ef. Mehmeti, i cili para të pjesëmarrësve foli rreth sfidave që ka paraqitur pandemia në Kosovë, roli i Bashkësisë Islame të Kosovës në menaxhimin e pandemisë, për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet BIK-u në zhvillimin e jetës fetare në Kosovë, si dhe për një sërë temash që kryesisht kanë të bëjnë me pandeminë Covid-19.

Nikoqiri i organizimit të këtij paneli, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar ef. Spahiu, para pjesëmarrësve foli ballafaqimit dhe vështirësive me të cilat po përballet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me pandeminë Covid-19.

Ndër temat e diskutuara në këtë panel ishin edhe sfidat e myslimanëve në praktikimin e Islamit në pandemi, rëndësia e ruajtjes së shëndetit fizik dhe mendor, bashkëpunimi i bashkësive fetare me organizata të ndryshme gjatë pandemisë, rëndësia e komunikimit të duhur të mesazhit fetar në kohë vështirësie etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit