Prishtinë, më 7 tetor 2024
Këshilli organizativ, i kryesuar nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka mbajtur sot mbledhje për të shqyrtuar përgatitjet për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Boja – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”, e cila do të mbahet më 18 dhe 19 tetor 2024 në Prishtinë.
Anëtarët e Këshillit organizativ u njoftuan se përgatitjet për këtë Konferencë janë në hap me kohën dhe se numri i atyre që janë paraqitur me kumtesa ka qenë shumë i madh.