3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

U mbajt manifestimi kushtuar Natës së Israsë dhe Miraxhit

Më të lexuarat

Prishtinë, 27 shkurt 2022

Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, për nder të Natës së Israsë dhe Miraxhit, u mbajt program kulturor, i organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Me këndim të Kuranit, ilahive dhe ligjëratës për ketë temë është manifestuar kjo ngjarje e rëndësishme.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mori pjesë në ketë program, në të cilin mbajti ligjëratën kryesore kushtuar kësaj nate.

Ai ndër të tjera përmendi historikun e Israsë dhe Miraxhit, ku potencoi:

“Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit ka ndodhur duke qenë Pejgamberi a.s. ende në Mekë. Israja dhe Miraxhi është një udhëtim dypjesësh i kryer në të njëjtën kohë: Israja është udhëtim tokësor nga Qabeja e bekuar në Meka në Mesxhidul Aksa ndërsa Miraxhi është udhëtimi qiellor nga Mesxhidul Aksa përmbi Sidretul Munteha. Allahu xh.sh thotë:

“Qoftë lavdëruar Ai (i pastër është nga të metat – Ai i cili), në një çast të një nate, e ka bartë robin e Tij (Muhamedin) nga Tempulli i shenjtë (Meka) në Tempullin e largët (Jerusalemi), rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, për t’ia dëftuar atij disa nga argumentet Tona. Ai (Allahu), me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.” (Isra, 1)

Pejgamberi a.s. e ka përjetuar Isranë si udhëtim të vërtetë trupor, që ka filluar nga Qabeja në Mekë e ka mbaruar në Mesxhidi Aksa në Kudsi Sherif, ku është falur në xhami me gjithë Pejgamberët duke u bërë imam i tyre. Pas namazit, Xhibrili ia solli një enë me verë dhe një tjetër me qumësht, e Muhamedi a.s. zgjodhi qumështin, ndërsa Xhibrili i tha: E zgjodhe natyrshmërinë. Atë natë ndodhi ngritja e Pejgamberit a.s. nga mesxhidul Aksa në qiellin e parë, e nën udhëheqjen e Xhibrilit u shpie në katet e hapësirës së qiejve. Aty takon Ademin a.s.,…Prej aty, Resulullahu a.s. ngritët në qiellin e dytë, ku takon Jahjanë a.s., të birin e Zekerijas a.s., dhe Isanë a.s., të birin e Merjemes…Pas kësaj, pason ngritja në qiellin e tretë ku takohet me Jusufin a.s.,….Pastaj ngrihet në qiellin e katërt, ku takohet me Idrisin a.s.,…Prej aty ngrihet në qiellin e pestë, ku takohet me Harunin a.s.,…Pastaj ngrihet në qiellin e gjashtë, ku takohet me Musain a.s.,…Pastaj kalon në qiellin e shtatë. Aty takon Ibrahimin a.s.,…e prej aty në horizontin më të lartë të Allahut, ku Allahu i shpalli robit të vet atë që ia shpalli dhe aty caktohet falja prej pesëdhjetë namazesh ditore. Pastaj Resulullahu a.s. niset të kthehet. Kur kalon pranë Musait, ky e pyet: “Çfarë të është urdhëruar nga Allahu?” Përgjigjet: “Pesëdhjetë namaze në ditë.” Musai a.s. i thotë: “Umeti yt nuk mund ta zbatojë këtë. Kthehu te Zoti yt dhe lute Zotin që t’ia lehtësojë umetit tënd.” Resulullahu kthehet derisa numri i namazeve bie në pesë ndërsa shpërblimi ngelë në pesëdhjetë namaze…”

Për Isranë dhe Miraxhin, të premten në gjitha xhamitë e Kosovës është mbajtur hytbeja me këtë temë. Në ndërkohë një nga porositë më të drejtpërdrejta të Israsë dhe Miraxhit është falja e namazit.

https://www.facebook.com/birk2015/videos/1851603648359517

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit