Një makinë është gjetur e shkrumbuar ditën e sotme në Derven Të fushë-Krujës, brenda të cilës janë gjetur edhe copa të një trupi. Kufoma e gjetur brenda makinës dyshohet se i përket Xhavit Osmani, 53 vjeç nga Kosova, njëkohësisht edhe pronari i mjetit.
Ekspertë mjekoligjorë, kriminalistë dhe specialistë të shërbimit zjarrfikës kanë nisur hetimet. Policia e Kosovës ka deklaruar se familjarët e tij e kanë denoncuar se kishte humbur, ndërsa Osmani, rezulton se është futur në Shqipëri në 29 prill 2018.
Paraprakisht dyshohet se viktima kishte një lidhje dashurie me një femër në Fushë-Krujë.