10.8 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

E rëndë në Tiranë, djali masakron prindërit me thikë, tenton vetëvrasjen

Më të lexuarat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës në Tiranë. Një djalë i ri pas një sherri me prindërit e tij, i ka qëlluar me thikë, duke i lënë të plagosur.

Pasi ka bërë këtë krim të rëndë, djali 25-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte me prindërit.

Të tre, burrë e grua dhe djali i tyre janë në gjendje të rëndë në spital.

Njoftimi i Policisë së Tiranës për ngjarjen:

Informacion paraprak

Më datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S.,  rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”.

Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç.

Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë.

Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit