Episodi që ndodhi pardje në minutën e 50-të në takimin midis Beshiktashit dhe Bajernit në Stamboll, ku një mace hyri në fushën e lojës dhe shkaktoi ndërprerjen e saj për rreth 3 minuta.
Rojet e sigurisë në fushë u munduan ta kapnin atë, por e kishin të pamundur. Macja e trembur dhe nga zhurma e publikut u duk shumë konfuze.
Më pas ajo arriti të kalojë mbi reklamat dhe të ikte nga fusha. UEFA mendon të gjobisë me një shumë jo të vogël klubin turk për mospërmbushje të masave organizative të ndeshjes.
Por Beshiktashi pritet të apelojë vendimin në rast se UEFA vendos ta ndëshkojë atë. Bajerni fitoi ndeshjen me rezultatin 3-1, duke mos u shqetësuar fare nga ky episod që u përjetua me humor nga lojtarët në fushë dhe trajneri Hejnkes.